Kronikë

Burrel/ E zuri poshtë masivi i dheut teksa po punonte me ekskavator, vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin! Prej 48 orësh asnjë gjurmë nga i riu

5 Maj, 16:03| Përditesimi: 5 Maj, 16:40

  • Share

Në Qafën e Burrelit prej 48 orësh vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i cili ishte duke punuar me ekskavator kur një masiv i madh dheu e zuri poshtë në fabrikën e përpunimit të Kromit.

Në momentin e çarjes së rezervuarit mësohet se 29 vjeçari ka qenë duke punuar në anën e poshtme. Vërshimi i ujit dhe materiali rërë që ishte grumbulluar nga përpunimi i kromit e ka marrë para dhe ende nuk dihet fati i tij.

Që prej së shtunës në terren janë grupe të kërkim-shpëtimit nga AKSEM, forcat e Armatosura, policia e shtetit, banorë të zonës e familjarë të 29 vjeçarit. Këta të fundit kanë bërë apel që të shtohen forcat e kërkimit në terrenin malor.

Për shkak të sasisë së madhe të ujit dhe materialit që është shembur nuk është gjetur asnjë gjurmë e 29 vjeçarit, por vetëm disa pjesë të mjetit tip eskavator.

Ndërkohë policia arrestoi një ditë më parë drejtuesin teknik të shoqërisë për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, Ademir Lala.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?