Kronikë

Burrel/ Po hapte rezervuar të ri me fadromë në fabrikën e pasurimit të kromit të kompanisë kineze, masivi i dheut zë nën vete drejtuesin! Nisin kërkimet për gjetjen (VIDEO)

3 Maj, 17:38| Përditesimi: 3 Maj, 17:55

  • Share

Burrel- Shembja e një masivi dheu gjatë punimeve në fabrikën e pasurimit të kromit në Burrel ka zënë poshtë drejtuesin e një fadrome bashkë me mjetin e tij teksa ishte në proces pune.

Policia e Dibrës konfirmoi ngjarjen e ndodhur në zonën e Klosit pasditen e sotme dhe nisjen e kërkimeve për gjetjen e trupit të fadromistit. Ai ishte i punësuar nga kompania kineze që kishte në aktivitet me qira fabrikën e pasurimit të mineralit.

Gazetari i Report Tv, Mahir Jangulli, informon se paraprakisht mësohet se fadromisti po bënte gërryerje për hapjen e një rezervuari të ri.

“Rreth orës 14:00, në qafën e Burrelit, në fabrikën e pasurimit të kromit, e marrë me qira nga një shoqëri kineze, shtetasi A.B., teksa po punonte me një automjet fadromë për gërryerjen e një rezervuari, dyshohet se është shembur një masiv dheu dhe, për pasojë, ka zënë poshtë punëtorin bashkë me mjetin e punës. Shërbimet e Policisë dhe ato të ekipit të urgjencës po punojnë për gjetjen e shtetasit A.B.”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?