Foto ilustruese

Kronikë

Efektivi i burgut të Burrelit tenton të vrasë veten me armën e shërbimit

26 Shkurt, 08:49| Përditesimi: 26 Shkurt, 09:57

  • Share

Burrel- Një polic i burgut të Burrelit ka tentuar të vrasë veten me armën e shërbimit në banesën e tij.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 7:00.

Sinan Kazhani është transportuar për ndihmë mjekësore në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Rreth orës 07:00, të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Burrelit,  dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë në banesë shtetasi Sinan Kazhani,  rreth 54 vjeç, punonjës policie i burgjeve”, informoi sot policia.

Ende nuk dihen shkaqet që e çuan efektivin drejt këtij akti.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?