Një aksident ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 19:10 në vendin e quajtur “Ish-Agjensia” në Burrel. Dy automjete, njëri i drejtuar A.L., 38 vjeç, dhe tjetri L.K., 36 vjeç, janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes janë lënduar të dy drejtuesit e mjeteve dhe katër pasagjerë që ndodheshin në të dy automjetet. Të të plagosurit janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Mat / Informacion paraprak. Rreth orës 19.10, në vendin e quajtur “Ish- Agjensia”, në Burrel, shtetasi A.L., 38 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Benz", është përplasur me një automjet tjetër me drejtues shtetasin L.K., 36 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e automjeteve dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me to, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital', thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Komente
