Burri e leu me benzinë dhe i vuri flakën, reagon ministrja e Shëndetësisë: Mjekët po bëjnë më të mirën për Melisën

31 Gusht, 21:53
  • Share

1725120591_adad.jpg

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Korçë, ku 45-vjeçari Bledar Trëndafili leu me benzinë dhe i vuri flakën ish-gruas duke i shkaktuar plagë të rënda.

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja Koçiu e konsideron ngjarjen shumë të rëndë dhe thekson se mjekët po bëjnë më të mirën që ta shpëtojnë.

‘Mjeket e shërbimit të Djegie-Plastikës në QSUNT po bëjnë më të mirën e mundur për Melisën, vajzën, nënën e dy femijëve të vegjël nga Korça, e cila u sulmua sot në mënyrë brutale nga një “burrë” frikacak, që duhet të ishte krahë saj për ta mbështetur në rritjen e edukimin e fëmijëve, por që sot në mënyrë tinzare vendosi të kthehet në agresorin e saj, nënës së fëmijëve të tij.

E teksa inkurajoj institucionet përgjegjëse për ndalimin dhe dënimin maksimal të tij, i jam pranë me zemër familjes së Melisës. Askush nuk duhet të përjetojë një dhimbje të tillë.

Do të qëndrojmë kundër dhunës dhe mbështesim të gjithë ato gra që bëhen viktima të këtyre “burrave” që meritojnë ndeshkim maksimal. Kjo është një betejë që askush nuk e fiton dot vetëm, ndaj bashkë duhet të punojmë shumë e të bëjmë të pamundurën, të parandalojmë ngjarje si kjo e sotmja.’- shkruan ministrja.


Lajmi kryesor:

Korçë/ Ishin në proces divorci, burri lyen me benzinë gruan e i vë flakën dhe më pas arratiset! 31-vjeçarja pëson djegie të shumta! Shkak dyshohet xhelozia


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?