TIRANË – Policia ka arrestuar një 39- vjeçar, në Astir pasi ka dhunuar ish-gruan dhe ka goditur me grushte bashkëjetuesin dhe kunatin e saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin Nr. 6 kanë arrestuar E. Xh., 39 vjeç, dhe kanë shpallur në kërkim kushëririn e tij, G. L., 30 vjeç.
Sipas njoftimit të policisë B. Xh., ish-bashkëshortja e 39-vjeçarit, ka kallëzuar në polici se ky i fundit ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe, së bashku me kushëririn, kanë goditur me grushte bashkëjetuesin e saj dhe vëllain e tij, personat me inicilaet F. P. dhe E. P.
'Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. Xh., 39 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin G. L., 30 vjeç(kushuriri i 39-vjeçarit) pasi ndaj tyre ka kallëzuar shtetasja B. Xh(ish-bashkëshortja e shtetasit E. Xh), se 39-vjeçari mbrëmjen e djeshme në Astir ka ushtruar dhunë ndaj saj si dhe sëbashku me kushuririn e tij kanë goditur me grushte bashkëjetuesin e saj dhe vëllain e bashkëjetuesit shtetasit, F. P dhe E. P. Në vijim të veprimeve për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. P dhe E. P, pasi gjatë konfliktit mbrëmjen e sotme kanë goditur me grushta shtetasin E. Xh', thuhet në njoftimin e policsë.
Komente
