VIDEO/ Burri i ish-ministres shqiptare godet me shuplakë policin në protestë

30 Janar 2022, 09:55| Përditesimi: 30 Janar 2022, 09:58

  • Share

Kryetari i Partisë Socialdemokrate në Kosovë, Dardan Molliqaj, burri i ish-Ministres së Arsimit, Besa Shainit, ka goditur me shuplakë një polic në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës që kjo parti organizoi të shtunën.

Teksa për pak minuta pati tensione në protestën, Molliqaj është filmuar teksa me shuplakë ka goditur njërin nga policët.

Vetë Molliqaj ka akuzuar Policinë se është e ndikuar politikisht teksa policët i ka quajtur të pasjellshëm.

Ndërkaq, në një reagim më vonë në Facebook, Molliqaj nuk ka përmendur goditjen e tij ndaj një zyrtari policor.

“Manifestimi i sotëm nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e njerëzve që u vetorganizuan, madje sollën edhe parrulla me vete; nuk do të ishte i mundur pa gazetarët që kanë informuar rregullisht dhe drejt mbi rritjen e çmimit të rrymës, por edhe lajmet për protestën. Ky bashkim nuk është bashkim në shërbim të askujt veçanërisht. Ky lloj mobilizimi është i mundur vetëm kur ndërmjetësohet dhe ka në qendër interesin publik. Përpara”, ka shkruar ai në Facebook.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka nisur hetim ndaj kryetarit të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj. Sipas Policisë, gjatë protestës së sotme, të organizuar nga PSD-ja kundër shtrenjtimit të rrymës, disa nga pjesëmarrësit kanë shpërfillur urdhrat e zyrtarëve policorë.

“Aktualisht policia po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen përderisa po koordinon veprimet me mekanizmat e tjerë për zbatim të ligjit, duke iniciuar edhe një hetim për rastin “Sulm ndaj personit zyrtar në kryeje të detyrës zyrtare”, thuhet në njoftim.

Komento

Komente

  • Mala: 30/01/2022 13:00

    Policit nuk i bihet as shuplake e as nje lloj tjeter sulmi fizik.Kjo eshte baraz me shpulake shtetit,sulm shtetit tend,Reppublikes se Kosoves.Shuplake mundit dhe gjakut te derdhur me dekada e shekuj nga brezet tona sakrifikuese per çlirim e shtetformim.Jo dhune ndaj shtetit,Jo shuplake policit qe e kemi kerkuar ta kemi me kohe,djerese e sakrifice jete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?