Ajo që për të gjithë meshkujt është lumturia dhe gëzimi, për një 27-vjeçar është kthyer në fatkeqësi dhe “mallkim”. I riu vuan nga një sëmundje shumë e rrallë që e shkakton alergji sa herë që përjeton orgazmë. Kur arrin orgazmën ai ka temperaturë, kollë, teshtitje, dobësi muskulore, si dhe probleme me përqendrimin, kujtesën dhe madje edhe të folurit. Për shkak të këtyre simptomave, pasi e kanë rraskapitur më pas, i riu ka shmangur për një kohë të gjatë fjetjen me të dashurën e tij.
Megjithatë, nuk është rasti i vetëm, pasi janë zbuluar edhe 60 raste të tjera të personave të prekur nga kjo gjendje e rrallë e njohur si Sindroma e Sëmundjes Post-Orgazmike (POIS).
Në rastin e 27-vjeçarit u raportua se simptomat e tij filluan rreth moshës 18-vjeçare dhe për nëntë vitet e ardhshme ai shmangi marrëdhëniet pasi kishte kollë, rrjedhje hundësh dhe teshtitje sa herë që orgazëm. Asnjë nga mjekët që ai vizitoi - nga urologët te specialistët e sëmundjeve infektive - nuk mund të shpjegonte se çfarë po ndodhte me të. I janë dhënë antibiotikë, por nuk ia kanë përmirësuar aspak gjendjen.
Për fat të mirë, pas diagnostikimit të sindromës së sëmundjes postorgazmike, Dr. Salhodger dhe një koleg ishin në gjendje ta kuronin atë, duke bërë që simptomat të reduktohen me rreth 90%.