Bota

Burri miliarder i aktores Salma Hayek jep shumën e çmendur si ndihmë për 'Notre Dame'

16 Prill 2019, 09:45| Përditesimi: 16 Prill 2019, 10:01

  • Share

Bashkëshorti  miliarderi i Salma Hayek ka premtuar 100 milionë euro për të ndihmuar në rindërtimin e katedrales së 'Notre Dame'  e cila u përfshi nga flakët mbrëmjen e dhjeshme.

Biznesmeni francez Francois-Henri Pinault bëri njoftimin menjëherë pasi zjari i madh përfshiu ndërtesën  850-vjeçare në zemër të Parisit.

Pinault, i cili u martua me aktoren meksikane-amerikane,Salma Hayek në 2009, është shefi ekzekutiv i Kering, i cili zotëron markat si Gucci dhe Yves Saint Laurent.

Reagimi i tij erdhi menjëherë pas thirrjes së presidentit Macron për një fushatë kombëtare në mbledhjen e fondeve për rimëkëmbur Notre Dame nga dëmet që shkaktuan flakët.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?