Aida Gjeçaj dhe Edi Rama

Kronikë

Burri oficer i BKH-së, gruaja e ftuara e Ramës në podcast/ Kush është çifti Gjeçaj që iu dogj restoranti në Theth

10 Korrik, 12:40| Përditesimi: 10 Korrik, 12:44

  • Share

1752144119_05001752138306xaida1791.jpg

Çifti Petrit dhe Aida Gjeçaj, restoranti i të cilëve u shkrumbua totalisht nga flakët në orët e para të mëngjesit në Theth, nuk janë të panjohur. Petrit Gjeçaj është oficer pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit, ndërsa bashkëshortja e tij, Aida ka qenë e ftuar më herët në podcastin me kryeministrin Edi Rama.

Restoranti “Villa Gjeçaj” u shkrumbua totalisht nga flakët. Aida Gjeçaj, duke folur për mediat, tha se ekspertët kanë përjashtuar si shkak shkëndijën elektrike, duke hedhur dyshime se mund të ketë qenë e qëllimshme. Ajo tha se nuk e di se kush mund ta ketë bërë pasi nuk kanë konflikte me askëd.

Ngjarja vjen në një kohë kur fadromat në një zonë të mirë të Thethit janë duke shembur disa ndërtime pa leje. E pyetur nëse zjarri lidhet me aksionin në Theth, ajo tha se është një “koincidencë e keqe”, duke nënkuptuar kështu se zjarri mund të jetë vendosur nga persona të tjerë të cilëve u janë prishur shtëpizat e tyre nga shteti.


Lajmi kryesor:

Shkrumbohet restoranti i agjentit të BKH-së në Theth, bashkëshortja: Dëmi rreth 150 mijë €, s'kemi konflikte (FOTO+VIDEO)


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?