Dua Lipa dhe Gianfranco Bonzi

Burri që mendonte se ‘Dua Lipa po i kërkonte para’, gjendet i vdekur në Itali

1 Gusht, 08:34| Përditesimi: 1 Gusht, 08:38

  • Share

Trupi i Gianfranco Bonzi është gjetur në lumin Adda në veri të Italisë më 22 qershor, pasi ishte shpallur i zhdukur disa muaj më parë.

Sipas informacioneve i ndjeri  ishte duke u mashtruar nga një person online që pretendonte se ishte këngëtarja Dua Lipa.

59 vjeçari, punonte si administrator pallati dhe kishte bërë një postim të trazuar në rrjet pak para zhdukjes.

 “Ky është postimi im i fundit dhe një nga veprimet e fundit të jetës time. Arsyeja është një zhgënjim romantik që nuk mund të përballoja”, shkruante ai.

Policia dyshon se Bonzi kishte rënë viktimë e një mashtrimi online me kriptovaluta, ndërsa raportimet sugjerojnë se mashtruesi pretendonte se ishte këngëtarja shqiptaro-britanike Dua Lipa. Bonzi besohet se ka dërguar para për kantautoren e rreme, shkruan Mirror.

Ndërsa një i njohur i tij kishte thënë për mediat lokale: “Ai më thoshte se ajo e quante ‘dashuria ime’. Kishte bërë dy tërheqje në bankë nga rreth 2,500 euro secila prej fillimit të vitit. Në fillim të marsit më tha se i kishte dërguar para”.

“Më pas besoj se personi ishte zhdukur. Ai u zemërua dhe u stresua. Ishte i bindur për marrëdhënien që kishte me të dhe ndjehej i tradhtuar thellë, ishte një zhgënjimi madh për të”.

Ndërkohë thuhet se Bonzi ka vrarë vetëm pas trazirës emocionale.

Pas vdekjes së 59-vjeçarit ka reaguar edhe djali i tij Luca.

 “Baba, nuk ka rëndësi çfarë bëre, do të të dua përgjithmonë, të lutem mos vuaj më. Tani më ruaj nga lart siç ke bërë gjithmonë”, shkruan në rrjete sociale djali.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • shqip: 01/08/2024 13:37

    Gjynah , po kaq shume jane budallepsur njerzit sa besojne se behet dashuri online. po tu e pase ne shtrat e prap sje i sigurt nese je tu dashuru .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?