Ekonomi

Bursa “zgjon” edhe Shqipërinë! Pas 6 muajve “ngrirje”, ulet çmimi i naftës (vetëm 2 lekë)

18 Prill, 15:56| Përditesimi: 18 Prill, 17:24

  • Share

Pas 6 muajsh në heshtje kompanitë e karburanteve kanë ulur lehtë çmimin e naftës me pakicë. Nga 175 lekë litri prej tetorit të 2024-ës e deri në fillim të kësaj jave, sot nafta po tregtohet mesatarisht me 173 lekë në pikat e karburanteve, me një rënie vetëm 2 lekë ose rreth 1.2%.

Çmimi i naftës me pakicë në fakt ka një ulje të papërfillshme krahasuar me rënien e çmimit në tregjet e huaja. Nafta e përpunuar është importuar 9.7% më lirë në krahasim me tetorin e vitit 2024 kur çmimi ishte 699 dollarë/ton, pasi në 10 prill kur janë raportimet e fundit të Doganës çmimi i naftës së përpunuar zbriti në 604 dollarë/ton.

Por përveç luhatjeve në bursë, një tjetër faktor që do të duhej të ishte reflektuar me një ulje më të fortë të çmimit me pakicë në Shqipëri, është dhe zhvlerësimi i dollarit. Në muajin tetor të vitit të kaluar, monedha amerikane këmbehej me 91 lekë, ndërsa prej një jave ka zbritur në 87 lekë, ose zhvlerësuar me 4.4%. Pra nëse kostoja për importuesit është ulur në total me 14.1%, reflektimi në çmimin për qytetarët është ulje vetëm 1.2%.

REFERENCA E NAFTËS SË PËRPUNUAR
23 Tetor 2024              669 $/Ton
10 Prill 2025               604 $/Ton
Ulja                              -65$/9.7%

KËMBIMI USD-LEKË
23 Tetor 2024              91 lekë
18 Prill 2025               87 lekë
Ulja                        -4 lekë ose -4.4%

 

G.M./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?