Ditmir Bushati tha se beson se brenda presidencës Gjermane e cila e merr më 1 korrik dhe e mban për 6 muaj mund të nis procesi i hapjes së bisedimeve për integrimin e vendit. Bushati tha se brenda këtij sesioni parlament do të kalojmë reformën zgjedhore, do ngremë gjykatën Kushtetuese, do adresojmë opinionin e Venecias edhe për ligjin anti-shpifje etj. Kjo do të ndihmojë në hapjen e bisedimeve me BE.
"Brenda këtij sesion parlamentar do të kalojmë reformën zgjedhore, të bëjmë funksionale Gjykatën Kushtetuese, të rishikojmë sipas opinionit të Venecias me ligjin anti-shpifje dhe të japim prova bindëse në kuadrin negociues të përcaktojë një protokoll integrimi për Shqipërinë. Po te punohet fort gjatë presidencës Gjermane do të hapim negociantat, e cila e merr më 1 korrik", tha Bushati.
Lajmi kryesor:
Bushati në Report TV: S'ka 15 kushte për Shqipërinë! Të mbyllet marrëveshja për detin, zhvillon ekonominë detare në Shqipëri
//ReportTv.al