Deputeti i PD, Helidon Bushati ka komentuar mungesën e kryeministrit Edi Rama në Kuvend duke thënë se nuk kanë marrë asnjë masë për të hequr ose ulur taksën e qarkullimit.
“Kryeministri nuk vjen më në kuvend. As zv kryeministrja nuk është në Kuvend. Në këtë moment të vështirë për popullin shqiptarë, duhet të ketë ndonjë çokollatë për të shpërndarë në formë fotovoltaike.
Çmimet në Shqipëri janë më të lartat në Ballkan. Dikush argumenton faktin që ne, por edhe kolegët thonë se kemi taksën e qarkullimit. Sot e kësaj dite nuk doli as kryeministri as zv.kryeministrja nuk morën asnjë masë për të ulur akcizën apo për të hequr apo ulur taksën e qarkullimit në nivelin që ka qenë më parë. Këto po i bën çdo vend i Europës. Ne qytetarët më të varfër të Ballkanit paguajmë më shtrenjtë karburantin. Kjo është fatkeqësi”, tha Bushati.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ PD 500 mijë $ nga Rusia, Majko: Drejtuesit me dhe pa zyrë të japin llogari! S'është faj individual! Alibeaj: Të qenka shëruar goja! Akuza do përgënjeshtrohet
//ReportTv.al