Ministri Ditmir Bushati dhe ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli

Politikë

Bushati propozon tre emra për ambasadorë, të hënën 'rrëfehen' tek Kodheli

1 Korrik 2018, 09:38| Përditesimi: 1 Korrik 2018, 11:00

  • Share

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka propozuar emrat e tre kandidatëve për ambasadorë në Danimarkë, Moldavi dhe Mal të Zi.

Të hënën në orën 12:00 pritet të mblidhet Komisioni për Politikën e Jashtme, ku do të zhvillohet një seancë dëgjimore me 3 kandidatë për ambasadorë, në Danimarkë, Moldavi e Mal të Zi.

Përpara Komisionit të  Politikës së Jashtme të drejtuar nga ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, këta tre kandidatë pritet të japin sqarime për karrierën e tyre.

Në rendin e ditës të këtij komisioni parashikohet:

1. Seancë dëgjimore me:

- Znj. Elida Petoshati, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i RSH-së në Mbretërinë e Danimarkës;

- Znj. Donika Hoxha kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i RSH-së në Republikën e Bullgarisë, rezident si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i RSH-së në Republikën e Moldavisë, jorezident;

- Z. Ridi Kurtezi kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i RSH-së në Republikën e Malit të Zi.

Komento

Komente

  • agim: 01/07/2018 11:10

    PO ti Ops !!?? a mendon se do marrin bije ballistave apo te ketyre hajdutve te kohes,rri ore meshoj karrikes e merr maska si zakonisht e dil e vidh

    Përgjigju
  • Ops: 01/07/2018 10:12

    Te gjithe bij komunistesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?