Klotilda Bushka dhe Astrit Patozi

Bushka: Pragu 3% garanton përfaqësi të mirë! Patozi: Basha hesht prej ditësh, mund të ketë një marrëveshje të fshehtë PD-PS

22 Shtator 2020, 23:15| Përditesimi: 23 Shtator 2020, 12:19

  • Share

Një nga pikat e nxehta të propozuara në draftin e Partisë Socialiste për ndryshime në Kodin Zgjedhor, është pragu kombëtar 3 për qind. Pikërisht kjo ishte dhe tema e diskutimit në pjesën e dytë të emisionit "Repolitix" ku ka pasur dhe përplasje mes të ftuarve.

Deputetja e PS, Klotilda Bushka, e cila është pjesë e grupit të punës për ndryshimet në kodin zgjedhor shprehet e bindur se pragu 3% garanton një përfaqësim të mirë. Sipas saj nuk është problem niveli i pragut.

"Çështja e pragut kombëtar ka qenë edhe më parë. E mirë është që të gjithë të përfaqësohen. Nuk mund të jetë një përfaqësues gjithmonë në një zonë. Pragu është zgjedhur për të rritur cilësinë e partive politike. Të kemi subjekte që të kenë peshë. Ne kemi propozuar 3 përqind duke parë të tjerët që e kanë më lart. Nuk kemi shpikur asgjë. Nuk është problem niveli i pragut. Sa i përket koalicioneve, sistemi i koalicioneve siç ka qenë në fuqi përpara ndryshimeve kushtetuese nuk qëndron më. Sistemi i parë nuk ishte në përputhje me asnjë tjetër" - tha Bushka.

Ndërkohë Astrit Patozi i Bindjes Demokratike aludoi për një marrëveshje të fshehtë mes PD-PS duke sjellë në kujtesë reagimet e Lulzim Bashës 1 vit më parë në zgjedhjet për bashki. Patozi tha se kreu demokrat prej ditësh qëndron në heshtje dhe nuk ka asnjë reagim për ngjarjet e fundit politike.

"Pragu ka kuptim vetëm në rastin që është proporcional kombëtar. Në këtë kontekst që është Shqipëria është i papranueshëm. Gjithmonë japin referenca të huaja. Sistemi ynë zgjedhor ai që ishte dhe ky që është, është një sistem hibrid. Nëse listat hapen 100 përqind, koalicionet nuk mund të funksionojnë pasi administrimi i zgjedhjeve kalon në kolaps. Nëse ka një rast që Rama kishte të drejtë është kur u tha që të gjejnë një vend me lista të hapura që kanë këto koalicione. A është i pamundur koalicioni në kushtet e listave të hapura. Unë për vete jam tek njerëzit që besojnë se ky draft nuk do të qëndrojë kështu siç është. Sipas meje pragu do bjerë dhe do punohet shumë për hapjen e listave. Heshtja e Bashës gjatë këtyre ditëve është shumë kompromentuese. Si ka mundësi që desh i vuri flakën Shqipërisë vetëm se tha që do hyjë në garë me Ramën. Një njeri që ngriti gjithë vendin në këmbë tani nuk flet. Unë jam dyshues. Nëse listat mbeten të mbyllura atëherë ka një marrëveshje okulte PS-PD" tha Patozi.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Akrepi: 23/09/2020 10:57

    Zonje e nderuar Bushka , pragu prej 3% eshte shum i larte . Ne , pra , shqiperia , nukse ka nevoje kryesisht per dy partite e medha , ka nevoje me shume per nje rritie te partive te vogla ; sepse me ju dy partite , tashm te tradites , kemi pat dhe kemi shume probleme .Ka qene pragu edhe 2.5% dhe partite e vogla s'kan fituar asgje , jo per pa aftesite intelektuale te tyre , por kryesisht , per politikat djallezore te dy partive kryesore . Sa per hapien qind per qind te listave zgjedhore , eshte teresisht e nevojshme dhe e domosdoshme . Hapia duhet te jete - sade -, pra pa asnje nderhyrje , per c'do aresye qoft .Kushdo qe kerkon te beje nderhyrje ,gabohet , populli nuk do ti haje - gola - te tille , apsajt ,ne dem te tij .Beni edhe ju , politikanet tane , se paku nje here , ndihm per popullin ,keni tashm 100 vjet qe te gjith punoni per vehte ; populli punon vetem per ju , Zoti na ndihmofte e na shpetofte , nga keta te pa shpirt .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?