Eugent Bushpepa dhe Eleni Foureira

Bushpepa me shqiptaren Eleni Foureira të Qipros bashkojnë duart me shqiponjën

3 Maj 2018, 19:14| Përditesimi: 3 Maj 2018, 19:20

  • Share

Nuk ka gëzim më të madh kur dy shqiptarë takohen në skenën prestigjioze të Eurovizionit. Eugent Bushpepa që përfaqëson Shqipërinë dhe Eleni Foureira që përfaqëson Qipron, janë dy këngëtarë të përzgjedhur për të garuar në skenën prestigjioze të Eurovizionit.

Ata janë takuar së bashku pas provës gjeniale që dha këtë enjte Eugent Bushpepa me këngën Mall”.

Duke shprehur kënaqësinë e takimit mes tyre, Bushpepa dhe Foureira kanë bashkuar duart për të krijuar simbolin e flamurit shqiptar, një shqiponjë. Shqiponja e bukur që kanë realizuar me duar dy artistët shqiptarë në një foto bardhë e zi shpreh një emocion të veçantë. 

Eurovizionit i bashkohet edhe një shqiptar tjetër që përfaqëson Italinë, Ermal Meta, fituesi i Sanremos. Meta ka më 4 maj provat e para dhe më 6 maj do të ketë provat gjenerale të Eurovizionit. Interesante është që Eleni Foureira dhe Ermal Meta janë të dy nga Fieri.


(Eugent Bushpepa me Eleni Foureira)

Komento

Komente

  • anonim: 05/05/2018 11:00

    eshte shqiptare ka lindur ne Fier ka ik e vogel ne Greqi....duket disi ndryshe ??? ka bere nderhyrje sdo shume per tu kuprtuar

    Përgjigju
  • Kafsha: 03/05/2018 19:28

    Kjo nuk është shqiptare! Shqiptarët nuk kanë hundë të tillë. Mund të jetë e përzjerë por 100% shqiptare me tiparet antropomorfologjike të shqiptarit, nuk ka.

    Përgjigju
    • Bushtra: 04/05/2018 08:20

      duket jo shqiptare

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?