Përurimi i bustit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut te Arbëreshët në Itali, nga kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, ka sjellë debat mes palëve politike në Shqipëri.
Kjo për faktin se kryetari i PD-së Sali Berisha, ka gjetur ngjashmëri mes portretit të Heroit Kombëtar me kryeministrin Edi Rama.
Teksa e cilëson si akt poshtërues, Berisha shkruan në rrjetet sociale se i kanë transformuar pamjen Gjergj Kastrioti Skëndërbeut duke i zëvendësuar fytyrën me atë të Edi Ramës.
‘Një akt poshtërues anti-kombëtar! Transformimi i pamjes së Skënderbeut, zëvendësimi i fytyrës së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu me surratin e narko-trafikantit Edi Rama është një përdhosje e figurës së Skenderbeut, historisë tonë dhe mbarë kombit shqiptar. Kjo do të ishte njëlloj sikur të zëvendësosh fytyrën e Bolivarit me fytyrën e Eskobarit.’- shkruan Sali Berisha.
Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi nga radhët mazhorancës.
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, shkruan se ‘çfarë faji kanë arbëreshët në Itali bashkë me skulptorin e mirënjohur nga Kosova Gëzim Muriqi, që kalit gërmuq të Rrugës së Shpresës së kotë dhe kujdestarëve të patkonjve të tij, u fanepset Edi Rama kur shohin Skënderbeun e vendosur para pak ditësh në Horën e Arbëreshëve, në prani të Kryetares së Kuvendit që ishte e ftuara e tyre e nderit?!”.
“Nuk thonë kot mendja gjë e madhe”, përfundon ministri.
Hera parë që shof yll te parzmorja Gjergj Kastriotit.O kan bo simas qefit tani o sna kan msu mir në librat shkollor.
PërgjigjuSe shpejti Banka e Shqiperise do emetoje kartmonedhen peseqind mije lek me portretin e Rames. Tek kartmonedhat njeqind lek do vihet Spiropali, tek monedha 20 lek Ulsi Manja dhe tek 5 lek Taulant Balla. Pse cfare ka? Kur deliri perzihet me mallin e paster, cdo turp quhet normalitet.
PërgjigjuNgrihu na varri o Skenderbe;Ja ku arrin truri i KryePsykoMinistrit te AlbaColumbiStanit; e turpeshme per Shqipetaret dhe Shqiperin! ky monument ne te vertet i perket Heroit Krye Kriminel Shqipetar EdPsykoRama! Mjere Shqiperia ne duart e kujt ka ngelur....
PërgjigjuEshte si Rama me mjeker shikojeni me vemendje
PërgjigjuPadiskutim qe kjo do hape debat,madje duhet.Sepse eshte larg perceptimit qe kemi mbi heroin tone Kombetar.Disa gjera nuk duhet te ndryshojne sipas shijes te artistit.
PërgjigjuME TE VERTETE QE I NGJAN RAMES...NDRYSHON NGA SKULPTURA QE ESHTE NE SHEDHIN SKENDERBEJ...
PërgjigjuMe falni ,,por pyes :- kush eshte autori i kesaj vepre? Do te ishte e besueshme ,Nese autor,ose porosites dhe skicues i ketij monumenti te ishte Edi Rama.Si studiues i madh,Juve z.Dervish( pa' mjekerr)keni pare ndonje foto originale te Skenderbeut?Imazhe te portretit te tij po,te kaluara ne duart e artiste e per 600 vjet me rradhe.Dhe nje gje tjeter.Mua me ngjan me shume me ate artistin gjeorgjian qe Luan rolin e Skenderbeut ne filmini shqiptar " skenderbeu".Me ngjan me shume me Arturo zhejin se me Edi Ramen.Mos harro mendjen e autorità,si e perfytyron ai Skenderbeun.Je dhe studiues letrar bre burre.Nejse ,e drejta per fyerjet eshte e drejte e njeriut
PërgjigjuTe gjithe i kemi pare imazhet klasike te Skenderbeut.Mjekra duhej bere me e holle, me maje e pak e kthyer,ose shume me e gjate e me e dendur,pjesa e nofulles te mjekra duhej me e mprehte te anonte nga V-ja,jo nga U-ja dhe vetullat duhet te ishin me te trasha,pak a shume si te Gjinushit dhe hunda me /hundeshqiponje/.Nga qe ndryshon pak nga imazhet klasike,duket sikur eshte Rama,jo Gjergji,megjithese kam pare nje ilustrim ne nje liber, nje pikture shume e vjeter, e kohes kur Skenderbeu qe i ri,pikturuar ne mos gaboj ne Itali,me pamje te atille qe nese Berishes sot ky i duket si Rama,mua ai ilustrim qe pashe, me ngjau me Henrin VIII te Anglise,por shume me pak i dhjamosur.S.d.q per shkak te tipareve fizike karakteristike te pergjithshme te popullit shqiptar duket sikur ngjajme te gjithe.
Përgjigju