Këngëtari i njohur Butrint Imeri ka arritur të “rrëmbejë” sërish vëmendjen e të gjithëve.Deklarata e tij e dashurisë në story ka konfuzuar rrjetin, ku kanë nisur aludimet se këngëtrai mund të jetë në një lidhje dashurie, ndërsa të tjerë mendojnë se është vetëm një mënyrë për të tërhequr vëmendje.
Pasi publikoi një video ku dukej me një vajzë misterioze në krah, se fundmi ka ngjallur dyshime një tjetër “deklaratë” e tij.
Ditën e sotme Butrinti ka postuar këtë foto në instastory.
“Ti je historia që unë nuk dua kurrë të mbarojë”, për kë ta ketë vallë?
Nuk është hera e parë që Imeri ngacmon me të tilla statuse, të cilat ndjekësit gjithmonë i kanë lidhur me jetën e tij personale dhe sigurisht me ish të dashurat e tij.Bazuar në herën e mëparshme, kjo mund të jetë një strategji e tij, për të pasur mbi të të gjithë vëmendjen për këngët e reja që priten të publikohen.