Kiara Tito dhe Butrint Imeri

VIP & Spektakël

Butrint Imeri publikon këngën e re, Kiara Tito bën atë që s’ua priste mendja (Foto)

4 Korrik 2018, 09:24| Përditesimi: 4 Korrik 2018, 09:31

  • Share

Prej disa kohësh këngëtari Butrint Imeri dhe moderatorja Kiara Tito janë përfolur për një histori dashurie. Pavarsisht fotove të publikuara ku dyshja u kap mat në një nga lokalet në Prishtinë, asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar këtë lidhje.

Butrinti ditën e djeshme festoi 22-vjetorin dhe me këtë rast publikoi edhe këngën e tij të re me titull “Alea”. Këtu vjen pikërisht veprimi i habitshëm i Kiarës. Ajo e ka shpërndarë këngën “Alea”, në profilin e saj në Instagram, duke u sugjeruar të gjithëve që ta dëgjojnë.

(Kënga e shpërndarë në profilin e Kiara Titos)

“Sapo gjeta këngën që m’u fiksua në kokë për të gjithë pjesën e mbetur të verës,”- shkruan  moderatorja krahas postimit ku ka etiketuar edhe këngëtarin. Menjëherë kanë vërshuar komentet duke aluduar për një lidhje mes tyre, mirëpo sërish Tito i ka lënë pa përgjigje.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?