Luiz Ejlli i pyetur nga banorët e “Big Brother VIP Albania” së çfarë do ndodhte nëse do futej në shtëpi ish- i dashuri i Kiarës, Luizi ka reaguar shumë ashpër dhe ka thënë se kjo do “e shkatërronte” dhe nëse diçka e tillë ndodh, ai do të largohet prej shtëpisë.
“Ose unë, ose ai”, tha Luizi duke folur me Valbonën dhe Bjordin në oborr.
Deklaratat e Ejllit u shpërndanë masivish në rrjet, ndërsa nuk ka munguar dhe as reagimi i Butrintit, ose të paktën kështu u konsiderua në një kohë që publiku po flet rreth mundësisë për hyrjen e tij në spektakël.
Këngëtari publikoi në Instastory një foto të tijën me një varg nga teksti i këngës së tij më të fundit “Lule e dashnisë”.
“A të merr malli që nuk jemi më?”, shkruan Butrinit në foto.
luiz ejlli kampjon yll bote
Përgjigju