Butrint Imeri dhe Kiara Tito

VIP & Spektakël

Butrinti foli për ndarjen e tyre, por tashmë është radha e Kiara Titos për të thënë dy fjalë

7 Nëntor 2022, 22:03| Përditesimi: 7 Nëntor 2022, 22:04

  • Share

Pas Butrint Imerit, tashmë ka ardhur edhe reagimi i Kiara Titos lidhur me ndarjen e tyre. Moderatorja ka komentuar jo vetëm reagimin e Butrintit, por ka thënë se gjithnjë marrëdhëniet e dashurisë i ka konsideruar si serioze.

‘Ideja është që përgjithësisht te vetja ime, një marrëdhënie e kam quajtur gjithmonë serioze s’e nuk është se i kam hyrë diçkaje… Nisem gjithmonë me dëshirën më të mirë. Serioze mbase ngjan fjalë shumë e madhe, por është një marrëdhënie normale.’- tha Kiara Tito te emisioni ‘Rudina’.

Reagimi i Kiarës, vjen pasi këngëtari Butrint Imeri foli për herë të parë për ndarjen e tyre. Ai nuk ka dhënë arsye konkrete që solli ndarjen, por tha se secili po ndjek rrugën e tij.

“Nuk ka pas asnjë arsye pse jena nda po ajo ka shku rrugës vet unë rrugës tem”, tha Butrinti duke konfirmuar sërish se ka pasur lidhje mes tyre.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?