Butrinti/ ‘Kuvendi në shërbim të koncesionarëve’, Zhupa: Presim drejtësi nga Gjykata Kushtetuese

21 Mars, 11:19| Përditesimi: 21 Mars, 13:22

  • Share

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa akuzon Kuvendin se po bashkëpunon me koncesionarin  në gjyqin në Gjykatën Kushtetuese ku opozita kërkon që të shfuqizohet si anti-kushtetues ligjin mbi administrimin e Parku Kombëtar të Butrintit.

Në një prononcim për median jashtë ambienteve të Parlamentit Zhupa tha se “Kuvendi ka dërguar në gjykatë copy-paste, paragrafët e koncesionarit, duke treguar që janë në shërbim të tij. Ata sollën modelin që Klodian Zoto shkruante ato e-mailet nga zyra e tij dhe ia çonin Kuvendit për çështjen e inceneratorëve. Sot nuk është vetëm opozita, por edhe UNESCO është kundër këtij plan për Butrintit”  Sot presim drejtësi nga Kushtetuesja. 

UNESCO propozon modelin ku rol parësor të menaxhimit ta ketë shteti. Ajo u shpreh se sot presin drejtësi nga Gjykata Kushtetuese.

Ndërkohë sot në orën 3 e 30 me orën amerikane në New York një protestë për mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore, tha ajo.

Lajmi ne perditesim... 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?