'Butrinti nuk është grek', ekspertët kundër marrëveshjes me PPP: Arroganca e Ramës e papranueshme, po nxjerrin në ankand historinë! Plani i Biznesit të bëhet menjëherë publik

29 Prill 2022, 15:47| Përditesimi: 29 Prill 2022, 16:11

  • Share

Për ndërtimet e padetajuara të banesave e qendrave të vizitorëve, përjashtimin e ekspertëve më të mirë vendas në konsultë, e veçmas për konfidencialitetin e Planit të Biznesit, marrëveshja 10-vjeçare mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit përmes Partneritetit Publik-Privat, ka lënë vend për debat e kundërshti.

 “Ne me këtë nxjerrim në ankand shpirtin, nxjerrim në ankand historinë tonë! Përpos kësaj kjo është në kundërshti me ligjet kombëtare dhe ndërkombëtare, në kundërshtim me logjikën. Është si të kesh një fëmijë e të shesësh shpirtin e fëmijës tënd”, shprehet akademiku Apollon Baçe.

Dritëhijet që do të përshkojnë menaxhimin e Butrintit, specialistët i shikojnë që në detajet e Planit të Menaxhimit, ku theksohet se “Butrinti ka qenë vendi i një kolonie greke qytet romak dhe peshkopatë”.

“Kjo është një trashëgimi e jona e duhet të vihet në vend identiteti sitit, që është kompromentuar që në fillim , sepse konsiderohet qytet greko-romak. Dhe nuk është grek! Ai është një qytet prasaik nga mbishkrimet,  të komunitetit lokal të shekullit të III-II para erës sonë, që ishte pjesë e Kaonisë që nuk është greke dhe Epirit që nuk është grek. Që këtu, këta që kanë bërë projektin nuk janë të qartë që këtu kemi një kulturë të vendit tonë”, thotë arkeologu Neritan Ceka.

 Por pavarësisht kundërshtive, mbetet vendosmëria e Kryeministrit për ta çuar marrëveshjen para.

“Është një mizerabilitet! Është hera e parë në botë që ndodh diçka e tillë, dhe nga ana tjetër kemi arrogancën e kryeministrit që thotë “ne kemi vendos ta bëjmë dhe do ta bëjmë, ju nuk dini asgjë”. Pse nuk di asgjë unë, kam bërë 5 vjet specializim në Gjermani. Ky nga i di këto, i ka mësuar duke bërë ato pikturat, ato furçet. Çfarë është kjo arrogancë ndaj çdo gjëje! ...Ka një mënyrë humane që bisedohet!”- thotë akademiku Apollon Baçe.

Ndërsa ministrja aktuale e Kulturës, që do të jetë edhe kryetare e  bordit me 5 anëtarë garanton, se mbikëqyrja e ndërhyrjet në kohë të institucionit që drejton, do të mund të shmangin dëme të mundshme financiare. Element që ofron siguri, sipas saj, do të jetë edhe eksperti i jashtëm i bordit, arkeologu britanik Richard Hodges, studiues i Butrintit dhe ish-këshilltar i Ramës, në kohën që mbante postin e ministrit të Kulturës.

“Në këtë sistem është e paparanueshme që ministrja që duhet të jetë në bord dhe duhet të kryesojë bordin, fsheh Planin e Biznesit. Ç’është ky Plan Biznesi, Butrinti është trashëgimi kulturore, nuk është objekt biznesi”, thotë më tej Ceka.

Kështu kur flitet për sitin më fitmprurës në vend, e një nga asetet më të mëdha të trashëgimisë, elementët e konfidencialitetit ekspertët i shikojnë të pavenda...

“Nuk ka pse të ketë sekrete, ato duhet të bëhen publike menjëherë dhe të jenë të njohura për të gjithë, që të gjithë të gjykojnë pikat e kësaj marrëveshje dhe jo vetëm ne që e kemi të vështirë të parashikojmë se ç ’mund të ketë, sepse kontrata bëhet gjithmonë nga ata që duan të përfitojnë”, shprehet studiuesi i trashëgimisë natyrore, Perikli Qiriazi.

Aq, më tepër, kur ekspertët konsiderojnë që prej shpërfilljes së konsulencës së tyre, vendi ynë ka precedent “të hidhur”.

“Nëse Marrëveshja që është bërë për Butrintin është si ajo e TAP-it  duhet patjetër të anulohet!”, shprehet Qiriazi.

Ndonëse ky model aplikohet për herë të parë ne vendin tonë, e ministrja e Kulturës këmbëngul në synimet jofitimprurëse të Fondacionit, logjikshëm lind pyetja, nëse vetë shteti mund të kishte ndjekur një model të ngjashëm.

“Që nesër po të ma japin mua dhe kolegëve të mi u bëj një fondacion që jo vetëm për Butrintin, por për të gjithë parqet e Shqipërisë, që  të dalin me fitim. Një fondacion që të mos ketë biznesin prioritar por të ketë kulturën, identitetin tonë kombëtar dhe të jetë për shqiptarët. Ky park, siç është konceptuar, është për milionerët, se ti duhet të shkosh të paguash një biletë 20 euro. Imagjino ti me familjen tënde të shkosh të paguash për 4 persona 80 euro”, thotë Ceka.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 30/04/2022 03:04

    Nuk e kam ndjekur ceshtjen /Butrinti/,por kur vajtem nje here ne Greqi,vendosem te vizitonim vetem Akropolin pasi bileta qe perfshinte dhe vizita ne obj.te tjera ishte e shtrenjte.Z.Ceka nuk ka pse cuditet per cmimin e biletes.Thjesht duhet pare ku do te shkojne dhe per cfare do te perdoren parate nga menaxhimi i ri.Butrinti ka nevoje per mirembajtje,restaurim e krijim kushtesh per vizitoret.Te shohim si do veprohet.

    Përgjigju
  • Arbërori: 29/04/2022 21:26

    Mbajeni E R tradhtari än se edhe Durrësi ngadal dhe sigurt është duke iu dorzuar serbit ( së pari portin) pastaj dihet

    Përgjigju
  • Albanopolis: 29/04/2022 18:47

    Mirë eshte që kultura jonë të mos jepet me Ppp uroj që ta kuptoje politika që po bën gabim me historine dhe nuk mund të jepet një prone kombetare si kjo tek askush vecse shteti shqiptar - populli shqiptar

    Përgjigju
  • Kastriot: 29/04/2022 17:15

    Ky projekt ka qellimin e greqizimit te Butrintit dhe te zones perreth. Eshte nje fitore tjeter e Greqise dhe lobit grek ne ShBA sic ishte dhe vjedhja e mijera km det shqiptar. Pas kesaj zhvatjeje do ti vij rradha Sazanit, i cili gjitjashtu do administrohet nga Greqia. Pikesynimi eshte qe deri sa hyje Shqiperia ne BE te jete marre nga Greqia bregdeti i Jonit. Amerika ka rene dakort qe ti kaloje Greqise dhe quhet si kompesim i jone per marrjen e Kosoves.

    Përgjigju
    • Niku: 30/04/2022 14:56

      Ti ne fakt ke qene pas dere dhe i di mire keto detaje se c'do beje Amerika e c'do beje Greqia.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?