Kronikë
Top 24

Gomonia mes dallgëve/ 'Butrinti' shpëton 50 emigrantë në detin Egje (VIDEO)

24 Prill 2019, 08:57| Përditesimi: 24 Prill 2019, 09:08

  • Share

Anija "Butrinti", e Forcës Detare me mision në detin Egje, gjatë patrullimit në zonën e saj të operacionit, mbrëmjen e djeshme ka shpëtuar një gomone me 50 emigrantë (40 burra dhe 10 gra) , e cila ishte nisur nga Ceshme (Turqi) drejt ishullit te Chiosit (Greqi).

Ministria e Mbrojtjes njofton se menjëherë është bërë shoqërimi i gomones si dhe njoftimi i situatës rojës bregdetare turke,greke dhe Forontex. Emigrantët janë marrë nga roja bregdetare turke, e cila ka vijuar lundrimit drejt portit të Ceshmes.

Në vitet e fundit që pas nisjes së misionit në Egje, anijet shqiptare kanë shpëtuar shumë emigrantë nga zonat e luftës që tentojnë të shkojnë drejt vendeve të BE-së.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?