‘Butrinti’, Zhupa: Qeveria nuk iu përgjigj Kushtetueses! Koncesioni nuk mbron trashëgiminë dhe identitetin kombëtar

20 Tetor 2023, 13:53| Përditesimi: 20 Tetor 2023, 14:05

  • Share

Qeveria ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve në Gjykatën Kushtetuese për koncesionin e Butrintit thotë në një dalje publike deputetja Ina Zhupa. Sipas saj, kjo është prova që koncesioni i Butrintit nuk mbron trashëgiminë dhe identitetin kombëtar.

Deputetja e Rithemelimit thotë se është shkelje flagrante që nuk i kanë kthyer përgjigje kushtetueses.

 ‘Ajo që është shkelja me flagrante është fakti se qeveria këtë refuzim për t’u përgjigjur e ka bërë me shkresë drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke fshehur kështu fakte dhe rrethana për të cilat gjykata ishte e interesuar. Butrinti është një qytet antik që nuk është zbuluar plotësisht. Gjykata Kushtetuese sot ka provën e radhës me këtë refuzim. Ka provën se si shteti shqiptar dështon me këtë koncesion të ruajë dhe të mbrojë trashëgiminë kulturore edhe identitetin kombëtar. Prandaj ne jemi sot këtu, për të informuar publikun, por për ta risjellë në vëmendje të kujtdo qe e do Shqipërinë dhe shqiptaret. Ky koncesion duhet ndalur sa më shpejt.’.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?