Një nga fushat e Wimbledon-it

Buxhet rekord në Wimbledon-in e 2023

1 Korrik 2023, 16:33| Përditesimi: 1 Korrik 2023, 16:34

  • Share

LONDËR - Edicioni i sivjetshëm i turneut të tenisit, Wimbledon, do të ketë një buxhet rekord prej 44.7 milionë paund, 11.2% më shumë se vitin e kaluar dhe 17.1% më shumë se edicioni i zhvilluar para pandemisë në 2019. Çmimet do jenë më të larta për të gjithë tenistët pjesëmarrës, që nga raundi i parë e deri te fituesi.

Kampionët dhe nënkampionët si për djem ashtu dhe për vajza do të marrin respektivisht 2.35 dhe 1.17 milionë paund. Gjysmëfinalistët nga 600 mijë paund, ndërsa çerekfinalistët 340 mijë paund.

Të gjithë tenistët që eliminohen në raundin e parë do të përfitojnë 55 mijë paund. Që do të thotë një rritje prej 10% nga viti 2022.

“Ambicia jonë me këtë shpërndarje është të rikthejmë paratë e çmimeve për kampionët dhe nënkampionët në nivelet para pandemisë 2019, duke ofruar gjithashtu mbështetje të merituar për lojtarët që në raundet e hershme të veprimtarisë", tha Ian Hewitt, president i All England club. Wimbledon do të nisë në 3 korrik dhe do të përfundojë në 16 korrik.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?