Foto ilustruese

Buxheti 2019/ Rritja e rrogave, ja sa do marrin nga 1 prilli në dorë mjekët, mësuesit e ushtarakët

18 Tetor 2018, 07:11| Përditesimi: 18 Tetor 2018, 09:11

  • Share

35 mijë mësues dhe edukatorë të të gjitha niveleve parauniversitare, 4.650 mjekë, 13.765 infermierë dhe 6.800 ushtarakë nga 1 prilli i vitit të ardhshëm do të kenë rritje të pagave, sipas projektit të Buxhetit të Shtetit për vitin 2019, që nga dita e djeshme nisi të diskutohet në nivel grupesh interesi. Duke u mbështetur në të ardhura më të mëdha buxhetore se vitet e tjera, për 2019-ën qeveria mendon se është në gjendje të bëjë një rritje nga 5 deri në 10 për qind për këto kategori të buxhetorëve.

Në sektorin publik të shëndetësisë parashikohet rritje e pagave në nivelin 10% për mjekët e të gjitha kategorive, në spitale dhe qendra shëndëtësore, si dhe infermierët, laborantët dhe farmacistët. Nga kjo politikë përfitojnë 4.650 mjekë dhe 13.765 infermierë. Efekti financiar për buxhetin është llogaritur në 1.4 miliardë lekë në një vit.  

Ndërkohë, në sektorin e arsimit publik parauniversitar mendohet një rritje pagash në nivelin e 7 përqindëve. Përfitojnë nga ky ndryshim rreth 35 mijë mësues me një efekt financiar vjetor për buxhetin në vlerën e 1.5 miliardë lekëve.

Ndërkohë, është planifikuar edhe rritje pagash për ushtarakët,që nga ushtari deri tek gjenerali me gradën më të lartë, në masën 5 për qind. Rritja e pagave të tyre do t’i kushtojë shtetit në një vit rreth 250 milionë lekë.

Me ndryshimet e reja, një mjek nëpër spitale mesatarisht do të përfitojë një pagë prej më shumë se 91 mijë lekësh të reja në muaj, si pagë bruto. Po kështu, një mësues në shkollë të mesme do të marrë mesatarisht afro 77 mijë lekë në muaj. Kurse pagat e ushtarakëqve, duke mbetur gjithnjë shumë larg atyre të homologëve të tyre në ushtritë e vendeve të tjera të NATO-s, do të pësojnë rritje që e çojnë rrogën ëm të lartë për nënoficerët në 67 mijë lekë, për oficerët 94 mijë lekë, ndërsa për ushtarët rroga maksimale do të jetë 46 mijë lekë në muaj. Ndërsa rroga e nje gjenerali me trey je, apo e admiralit në flotën ushtarake do të jetë 178 mijë lekë.

Por sa do të jenë pagat neto, apo lekët që do të marrë secila nga këto kategori në dorë. Sikurse dihet, paga bruto “futet në ujë” pasi prej tyre mbahen taksat si tatim mbi të ardhurat personale, por edhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, që paguhen nga punonjësi dhe punëdhënësi.

Në tabelën bashkëlidhur jepen, përveç pagave bruto, edhe pagat e reja neto të kategorive që do të përfitojnë nga rritja e propozuar, që do të hyjë në fuqi nga 1 prilli 2019. Sipas llogaritjeve, rezulton që një mjek familjeje do të marrë në dorë (“cash”) 65.259 lekë në muaj mesatarisht, duke përjashtuar vjetërsinë. Ndërsa një mjek në spitalet e vendit do të marrë 73.168 lekë. Infermieri me shkollë të lartë në spitale do të marrë 48.229 lekë dhe ai me të mesme 44.677 lekë.

Sa i përket arsimit, një edukatore, ë paguhet në sistemet e bashkive, do të marrë në dorë me rritjen e re 50.710 lekë në muaj, një mësues filloreje 57.765 lekë dhe një drejtor shkolle të mesme gati 70.000 lekë.

Ushtarët do të marrin nga 30.642 lekë për gradën me të ulët, në gati 39 mijë lekë; një kryekapter gati 55 mijë lekë, një kolonel 93.204 lekë dhe një gjeneral lejtnant 141.697 lekë. 

Tabela e plotë me rritjen e rrogave sipas kategorive përkatese

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ZANA: 17/06/2019 14:15

    Pagat e mesuesve jane shumeshume te larta ne krahasim me punen qe bejne . Masterat i kane te blera diplomat po ashtu

    Përgjigju
    • ska ste duhet: 15/07/2019 14:32

      oj, shtreme. ke punuar ndonjehere mesues ta provosh sa e veshtire eshte? a e di pse mesuesit kane 42 dite pushim dhe gjith sektoret e tjere kane 30? dhe me e rendesishmja, sa klase shkolle ke moj ollge? Shpresoj shume qe femijet e tu te bie ne doren e atyre mesuesve te kane diplomat me leke, por mos moj idiote dreqit qe ka dhe doktore, avokate, etj etj, qe i kane marre me leke sepse jane nxjerre nga i njejti sistem... pooooor nuk jane te gjithe. prandaj provo te besh nej shkolle, te vesh tru nje her pastaj fol. .

  • Ana: 05/06/2019 13:04

    Po stafi mbeshtetes ne shendetesi?Psikologe,punonjes sociale,sanitare,ekonomiste.

    Përgjigju
  • Aferdita: 15/05/2019 08:31

    Pershendetje!po per sekretaret dhe pastrueset e shkolleve nenete vjecare dhe te mesme a nuk ka rritje page.Faleminderit

    Përgjigju
  • Ben: 06/05/2019 20:45

    Sikur keto pagat ne tabele sjane reale.

    Përgjigju
  • natasha: 16/04/2019 10:25

    Po sanitareve ne kopeshte dhe cerdhe nuk i rritet???? Apo e kane shume te madhe ato??????

    Përgjigju
  • Egi: 05/04/2019 19:36

    Sa te verteta jane keto tabelat, une jam mesues i arsimit te mesem te ulet, dhe kam page neto 51300 lek me 25 vjet pune. Si shume e rritur duket vlera ne tabele

    Përgjigju
  • lori: 03/04/2019 18:04

    Nga tabela mesuesit nuk marrin pagen ne 2018 bruto sa eshte shkruar.Nje mesues me 30 vite pune merr 62850 bruto

    Përgjigju
  • Vjollca: 02/04/2019 17:02

    Po per mjekun e konsultorit qe mer nje rroge qesharake prej 38000 leke te reja a eshte menduar ndopak pasi te njejten shkolle si mjeku i familjes ka bere

    Përgjigju
  • Silva: 30/03/2019 11:59

    Nuk e di ku i gjejne keto shifra se asnje mesues nuk merr kete page neto qe jepet ketu.As 50 mije nuk arrin paga neto.

    Përgjigju
  • Infermieri München: 03/03/2019 16:24

    Infermieri me shkollë të lartë në spitale do të marrë 48.229 lekë dhe ai me të mesme 44.677 lekë. KJO ËSHTË VLERA E INFERMIERIT SHQIPËTAR. Sa i përket arsimit, një edukatore, ë paguhet në sistemet e bashkive, do të marrë në dorë me rritjen e re 50.710 lekë INFERMIERI QË KA NË DORË JETË NJERIU VLERËSOHET MË PAK SE NJË EDUAKTORE KOPSHTI QË RI GJITH DITËN ULUR ME FËMIJËT... IKNI KOLEG TË DASHUR MOS U SHISNI AQ PAK NË ATË VËND QË ASKUSH NUK JUA DI VLERËN.

    Përgjigju
    • renisa: 02/07/2019 12:56

      Pavaresisht mundit qe mund te kete nje edukatore nuk mund te krahasohet me mundin e nje infermiereje qe pervcse mund te saj duhet te duroje gjithe pacientet e saj...keshtu qe mos beni krahasime ndermjet nje infermierje dhe nje edukatoreje ...sepse kur vjen puna per edukatoren qejfin e ben dhe leket i mer pavaresisht sa mund te punojne me nxenesit...

    • zana: 17/06/2019 14:17

      Mesuesit e kane harram pagen

    • Adisro: 20/04/2019 16:19

      Te duket e leht puna e edukatorit apo mesuesit??? Kush te edukoi e te mesoi zotrote qe na u bere infermier kaq i zoti??? Ik me mire ne Gjermani edhe ti e na ler ta bejme Shqiperine me te mire , se koka sna le te ecim para! Ben dhe krahasime... Sja ke idene mundit..

    • Ana: 17/04/2019 00:04

      Te duket e lehte puna e mesuesve? Cdo pune ka veshtiresite mesuesi ka shkumesat infermieri nuk ta ben gjilperen pa kafe.Jetojme ketu dhe jemi perballur .net mjeke dhe infermiere.Prandaj mos nenvleresoni asnje profesion

    • Edukatorja: 31/03/2019 10:01

      Me siguri qe do te jesh ifermiere .kurr nuk ke pune me te lodhshme se edukatoret.edhe kur ngrihesh per ta bere ate te shkrete gjilpere mezi luan vendit po nuk te pe gje ne doreduhet tju therresim 100 here eja hiqe surumin.shume i keni edhe aq

  • Erti: 18/10/2018 14:17

    Po per arsimin e larte a po kujtohet kush, apo nuk ju duket e arsyeshme. Kjo flet shume: ska pse stimulohet arsimi I larte publik: ... ne kete vend nuk ka nevoje per specialiste te afte por per sherbetore te zote. Mekat...

    Përgjigju
  • Arbër: 18/10/2018 07:51

    Pse nuk shkruhet neto sikurse edhe kur ceket bruto..?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?