Programacion

E Hënë
10
Janar
E Martë
11
Janar
E Mërkurë
12
Janar
E Enjte
13
Janar
E Premte
14
Janar
E Shtunë
15
Janar
E Diel
16
Janar
E Hënë
17
Janar
E Martë
18
Janar
E Mërkurë
19
Janar
Ekonomi

Ministria e Shëndetësisë: Po shqyrtojmë vendosjen e pasaportës së vaksinimit në bar-kafe! Spaho: Si do i monitoroni? Braçe kundër Shoqatës së Bareve: Shëndeti publik mbi interesat e tyre

8 Nëntor 2021, 10:31| Përditesimi: 8 Nëntor 2021, 15:20

Në Komisionin e Ekonomisë u diskutua buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2022, ku ministrja Ogerta Manaslirliu ka bërë prezantimin. Ajo tha se për 2022 buxheti për ministrisë do të ketë 12.6 % më shumë se ai i 2021 dhe se fokus primar do të ketë vijimi i procesit të vaksinimit dhe rritja e pagave të mjekëve dhe infermierëve me 6 %.

Manastirliu tha se gjatë vitit 2022 parashikohet rritje e investimeve në vlerën 3 miliardë lekë në sektorin e Shëndetësisë. Buxheti i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vitin 2022 parashikohet të jetë 91 miliard e 365 milion lekë, i cili përbën 4,89% i PPB bruto ose 6.9 përqind krahasuar me buxhetin fillestar 2021. Manastirliu e ka konsideruar këtë buxhet, si buxhetin e qytetarëve i cili ka në fokus shërbimin shëndetësor universal dhe rritjen e mburojës sociale për shtresat në nevojë.  

Por për Erion Braçe, ‘Shëndetësia’ ka një fond tepër të madh lekësh në dispozicion dhe se duhet të sigurohet se këto para të përdoren në mënyrë efektive që të përkthehen në shërbime konkrete për shqiptarët. Ai madje kërkoi edhe vendosjen e pasaportës së vaksinimit në bare e restorante, ndërsa u shpesh kundër qëndrimit të Shoqatës së Bareve se kjo do i godiste ata ekonomikisht. Braçe tha se interesi i tyre nuk mund të vihet para shëndetit publik. Edhe opozita përmes deputetit Edmond Spaho tha se greenpass duhet të vendoset, ndërsa kërkoi nga ministrja Manastirliu nëse ka plan se si mund ta monitorojnë zbatimin e saj dhe për më tepër për të nxitur vaksinimin e popullsisë ku janë parashikuar një fond prej 2.7 mld lekë.

Nga ana tjetër deputeti i PD, Agalliu foli për rritjen e pagës për mjekët me 6 %, ku tha se është shumë pak pasi ato prej dy vitesh po përballen me sfida tepër të mëdha.

Debati në komision:

Manastirliu: Buxheti 2022 është 7 miliardë lekë ose 12.6 % më shumë se 2021. Do të financojmë zbatimin programin kombëtar për vaksinimi me 2.7 mld leke për vaksinat anti covid dhe duke iu përgjigjur dinamikës së situatës së pandemisë. Për pagat do të vijojmë më rritjet për mjekët dhe infermierët me 6 % për më shumë se 18 mijë të tillë. Investimet për vitin 2022 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale së bashku me financimin e partnerëve si Banka Botërore dhe institucione të tjera ndërkombëtare, arrin në vlerën 3 miliardë lekë

Arbër Agalliu: Inkurajomë fort rritjen e pagave. Por me 6 % është ofendues për pjesën e shëndetësisë. E gjithë trupa e mjekëve ka qenë dhe është në një presion të jashtëzakonshëm që nga përballimi i pandemisë dhe me presionit e të gjithë shoqërisë në raport me ta. Të rritet paga me 6 % kur çmimet rriten shumë më shumë se kaq dhe kemi një largim të madh të mjekëve nga Shqipëria. Rritja duhet të ishte shumë më tepër. Sa mjeke janë larguar në 2 vitet e fundit nga Shqipëria dhe si do e kompensoni këtë vakum?

Manastirliu: Janë punësuar mbi 1200 mjekë, mjekë të familjes dhe specialistë si dhe mbi 3900 infermierë. Çfarë do të thotë kjo, jo vetëm që kemi rritur numrin e mjekëve, në krahasim me 2013 që ishte 1.2 dhe sot është 1.9 për 1000 banorë. Për infermierët ka qenë rreth 4 kurse sot 5 për 1000 banorë. Kemi rritur kushtet dhe pagat për mjekët dhe infermierët.

Spaho: Procesi i vaksinimi si mjeti i vetëm për t’i dhënë fund pandemisë. Po mendoni të vendosni green pass-it për ambientet publike is kafe e restorant. Jam  skeptik që kjo mund të administrohet, në tiranë janë 10 mijë bare kafe dhe s’mund t’i vëmë polic që të zbatoje rregullin, për më tepër që kultura e zbatimit të ligjit këtu te ne është e ulët, në 24 orë ne mendojmë si ta thyejmë ligjin jo ta zbatojmë? Pse nuk merren masa për universitetet, hyjnë të gjithë si të vaksinuar dhe të pavaksinuar. Po i kthehen mësimit online? Po pse ky ishte qëllimi vaksinimit? Masat duhet të synojnë penalizmin e të pavaksinuar dhe tu jepet avantazh këtyre të vaksinuarve, por po bëjmë të kundërtën

Manastirliu: Për të patur një dimër sa më të lehtë lind nevoja për të rritur mbulesën vaksinale sidomos tek të rinjtë, kemi vendosur edhe detyrimin për paraqitjen e greenpass për çdo universitet dhe jemi duke monitoruar më shumë kujdes mbulesën vaksinale. Ka patur rritje të mbulesës vakisnale në universitete por ende nuk është aty ku duhet. Këtu kërkohet një ndërgjegjësim nga ana e të gjithëve, po bashkëpunojmë me universitetet. Në nuk rekomandojmë si bëhet mësimi, por kemi detyrim të themi se kushdo që paraqitet fizikisht duhet të jetë i vaksinuar. Sa i përket greenpass jemi duke e vlerësua seriozisht.

Braçe: 63 mld leke para publike, por lë mënjanë paranë private, vetëm për funksionin e shëndetësisë janë shumë para 27 mld lekë për mbrojtjen socialë prapë janë shumë para. Dhe po ti vesh në raport këto shume me shërbimet që janë, nuk anojnë nga shërbimet. Këto janë para që mblidhen nga taksimi i përgjithshëm. Duhet të diskutohet efektiviteti i përdorimit të këtyre parave dhe kush janë programet apo planet që të përdoren siç duhet. 2.7 mld lekë për vaksinimin, a e mbulojmë të gjithë planin që kemi për imunizimin përmes vaksinimit? Si do e bëjmë të mundur që të bëhet efektiv plani dhe parave që po përdorim? Se ti blejmë vaksinat e i ti mbajmë në frigoriferë siç po bëjmë? Procesi i vaksinimit do kurajo,  s’mund të vërë para një shoqatë baresh e restorante shëndetin publik se do goditen. Po le të goditen, e vetmja gjë që i kërkohet qytetarëve është të bëjë vaksinën, për të hyrë në shkollë, në bare, po kokëboshët shqiptarë nuk duan

Ora 12:45
Shehi-Manastirliut: Duhen reforma të thella, jo arnime sistemesh! Nuk hutohen më njerëzit me riparime ambulancash

Deputeti Dashamir Shehi në Komisionin për Ekonominë dhe Financat tha se nëse nuk bëhen reforma të thella në sistemin shëndetësor gjithçka do të vijojë të mbettë siç është, vetëm duke ndryshuar disa arnime të parëndësishme. Ai tha se duhet ditur se ku duhet të investohen paratë dhe jo të hutini njerëzit  jo riparuam ambulanca, jo po katin e parë të 6-katëshit.

“I gjithë ky diskutim është çështje parash, paraja ka për të qene gjithmonë hall i madh se paratë kaq janë këtu. Halli më i madh që ka shëndetësia jonë për këtë vit ishalla jo edhe për një vit është pandemia. Ne dalim nga situata nëse jemi të zotë e të kemi kurajon për ca reforma, por ne kështu arnojmë një sistem. Kështu që kjo lloj historie me riparim e ambulanca, mund të na hutoni sa të duash ne këtu, por rezultantja e asaj shëndetësisë është atje përjashta. Unë them që 90% e energjisë së shëndetësisë për këtë vit duhet t’i drejtohet kësaj fushe, ato që po bëni uroj të jenë me gjithë mend si thoni ju, por nuk është e besoj shumë. Nëse s’i dilet përballë kësaj pune gjithë ai muhabeti jo riparimi i 6 katëshit te QSUT do ju them një barcaletë, kur mbaronte me u riparu kati i gjashtë, ishte bërë për tu riparuar kati i parë i gjashtë katëshit”, tha Shehi

Ora 12:35
Braçe si Korreshi: Në spitalin e Lushnjës të hante vërtetë miu! Të rishikohen pjesa më e madhe e koncesioneve të ‘Shëndetësisë’

Erion Braçe kërkoi që të rishikohen pjesa më e madhe koncesioneve në shëndetësi, por dhe të sigurojë  investimet shëndetësore në Lushnje për shkak të infrastrukturës jo të mirë, ku mbështeti dhe deklaratën e deputetit të PD Sajmir Korreshi pak kohë më parë se ‘aty të hante miu’.

“E thashë para pak ditës për koncesionet në shëndetësi. ¾ e koncesioneve në shëndetësi të rishikohen.  Nuk duhet të paguajmë një set me 40 instrumente, kur përdoren 2 dhe të paguhet paketë e plotë. Sa më efektive të jenë. Nuk do hyj në këto histori  ça do bëni atje dhe këtu. Për rrethin e Lushnjës, konsiderohet spitali si spital bashkiak, Lushnja është më i madh se qarku i Kukësit, Dibrës, Gjirokastrës, rrethi i Lushnjës është më i madh se bashkia e Fierit. I gjithë ky rreth nuk mund të marrë vetëm shërbime të urgjencës. Nuk është si bashkitë e tjera. Për shkak të punës dhe natyrës së punës në këtë rreth, spitali funksiononte në kushte atmosferike në verë dhe dimër, në fushë të hapur. Për shkak të sëmundjeve të trashëgueshme dhe sëmundjet e gjakut kanë zënë vendin e parë. Po të zgjidhim statusin e institucionit. Te ajo poliklina të hante vërtet miu, nuk u kujtua njeri derisa u bë nga e para. Ashtu siç janë zgjidhur dhe problematikat e tjera, ashtu do zgjidhet dhe spitali atje”, u shpreh Braçe.

Në fillim të tetorit mungesën e investimeve në qendrën shëndetësore  në Lushnje e denoncoi edhe deputeti i PD-së, Sajmir Korreshi, i cili tha nga Kuvendi se në spitalin e Lushnjës, bëhen vetëm 'synetlliqe dhe operacione apandeciti' dhe se ‘të hante miu’.

Ora 12:00
PD: Bonusin e kanë marrë vetëm bluzat e bardha në spitalet e Tiranës! Ministrja: I kanë marrë të gjithë në vijën e parë të frontit

Deputetja e Partisë Demokratike, Sorina Koti hodhi akuza në drejtim të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, se mjekëve në spitalet rajonale që kanë shërbyer në repartet covid, nuk u janë dhënë bonuest e premtuara. Sipas saj bonuest i janë dhënë vetëm mjekëve që kanë shërbyer në vijën e parë të frontit, në spitalet covid në Tiranë. Por ministrja Manastirliu, e cila tha se të gjithë mjekët dhe infermierët që kanë qenë dhe janë në frontin e parë të luftës me covid sipas skenarëve të miratuar në planin e Ministrisë së Shëndetësisë në shërbimet në spitalet rajonale kanë përfituar bonusin.

Koti: Ç’ka ndodhur me mjekët në spitalet rajonale që duhet të marrin bonusin, se në dijeninë tonë është marrë vetëm nga mjekët që kanë qenë vetëm në vijën e parë të covid në Tiranë dhe jo në rrethe”, tha deputetja Koti.

Manastirliu:  Spitalet rajonale janë përfshirë në planin tonë operacional kundër pandemisë sipas skenarëve dhe të gjithë mjekët dhe infermierët që kanë qenë dhe janë në frontin e parë të luftës me covid sipas skenarëve të miratuar në planin tonë të shërbimeve në spitalet rajonale kanë përfituar bonusin për mjekët dhe infermierët. Të gjithë bonueset janë dhënë sipas vlerësimeve që bëjnë drejtoritë e spitaleve dhe që përcillen në mënyrë çdo muaj në Ministrinë e Shëndetësisë dhe çfarë është sjellë është financuar 100% nga shteti  

Ora 11:50
Braçe-Manastirliut: ‘Shëndetësia’ ka shumë para në dispozicion në krahasim me shërbimet që ofron! Si t’i bëjmë efektive këto para?

Erion Braçe tha se buxheti 2022 ka vënë shumë para në dispozicion të Shëndetësisë dhe se që këto para të jenë vërtetë efektive dhe të përkthehet në shërbime duhet që të ketë një program të qartë dhe plan veprimi.

“63 mld leke para publike, por lë mënjanë paranë private, vetëm për funksionin e shëndetësisë janë shumë para 27 mld lekë për mbrojtjen socialë prapë janë shumë para. Dhe po ti vesh në raport këto shume me shërbimet që janë, nuk anojnë nga shërbimet. Këto janë para që mblidhen nga taksimi i përgjithshëm. Duhet të diskutohet efektiviteti i përdorimit të këtyre parave dhe kush janë programet apo planet që të përdoren siç duhet”, tha Braçe.

Ora 11:22
Braçe kundër Shoqatës së Bareve: Le të goditën nga pasaporta e vaksinimit! Nuk mund të vihen interesat e tyre para shëndetit publik

Erion Braçe ka qenë tepër i ashpër lidhur me procesin e vaksinimit në Shqipëri, ku tha se pasaporta e vaksinimit duhet të vendoset dhe se nuk mund të mbetet peng shëndeti publik, pse del shoqata e bareve se do goditet nëse vendoset kusht vaksina për të hyrë në lokale.

“2.7 mld lekë për vaksinimin, a e mbulojmë të gjithë planin që kemi për imunizimin përmes vaksinimit? Si do e bëjmë të mundur që të bëhet efektiv plani dhe parave që po përdorim? Se ti blejmë vaksinat e i ti mbajmë në frigoriferë siç po bëjmë? Procesi i vaksinimit do kurajo,  s’mund të vërë para një shoqatë baresh e restorante shëndetin publik se do goditen. Po le të goditen, e vetmja gjë që i këkrohet qytetarëve është të bëjë vaksinën, për të hyrë në shkollë, në bare, po kokëboshwt shqiptarë nuk duan”, tha Braçe

Ora 11:18
Pasaporta e vaksinimit, Ministrja e Shëndetësisë: Po shqyrtojmë vendosjen e saj në bar-kafe! Spaho: Si do i monitoroni? Shqiptarët mendojnë si të thyejnë ligjin, jo ta zbatojnë

Debati i zhvilluar mes ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe deputetit të PD, Edmond Spaho ka qenë në lidhje me procesin e vaksinimit dhe vendosjen e greenpass, pasaportës së vaksinimit, për të marrë shërbime në bare dhe ambiente publike.

Spaho kërkoi që të t’u jepen avantazh të vaksinuarve, por në fakt po ndodh e kundërta ku po penalizohen dhe më shumë avantazh po u jepet të pavaksinuarve.

Pjesë nga debati

Spaho: Procesi i vaksinimi si mjeti i vetëm për t’i dhënë fund pandemisë. Po mendoni të vendosni green pass-it për ambientet publike is kafe e restorant. Jam  skeptik që kjo mund të administrohet, në tiranë janë 10 mijë bare kafe dhe s’mund t’i vëmë polic që të zbatoje rregullin, për më tepër që kultura e zbatimit të ligjit këtu te ne është e ulët, në 24 orë ne mendojmë si ta thyejmë ligjin jo ta zbatojmë? Pse nuk merren masa për universitetet, hyjnë të gjithë si të vaksinuar dhe të pavaksinuar. Po i kthehen mësimit online? Po pse ky ishte qëllimi vaksinimit? Masat duhet të synojnë penalizmin e të pavaksinuar dhe tu jepet avantazh këtyre të vaksinuarve, por po bëjmë të kundërtën

Manastirliu: Për të patur një dimër sa më të lehtë lind nevoja për të rritur mbulesën vaksinale sidomos tek të rinjtë, kemi vendosur edhe detyrimin për paraqitjen e greenpass për çdo universitet dhe jemi duke monitoruar më shumë kujdes mbulesën vaksinale. Ka patur rritje të mbulesës vakisnale në universitete por ende nuk është aty ku duhet. Këtu kërkohet një ndërgjegjësim nga ana e të gjithëve, po bashkëpunojmë me universitetet. Në nuk rekomandojmë si bëhet mësimi, por kemi detyrim të themi se kushdo që paraqitet fizikisht duhet të jetë i vaksinuar. Sa i përket greenpass jemi duke e vlerësua seriozisht.

I.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erkandi: 08/11/2021 12:33

    Une jam i vaksinuar me te dyja dozat. Nese ky rregull aplikohet, do refuzoj te shfaq "pasaporten" e vaksinimit per te hyre ne kafe dhe bare. Nese nuk me pranojne, ashtu qofte! Ftoj te gjithe njerezit me principe te bejne te njejten gje.

    Përgjigju
  • Shoqate e qytetare e antikovid: 08/11/2021 12:21

    Kush eshte me e shenjte:-parate dhe fitimi i shoqates se bareve,apo jeta e qytetareve qe mbron shoqata antijovid

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qëndrimi i Metës për dhunën në PD më 8 janar mendoni se ishte: