Buxheti 2024, Çoçoli: Fatkeqësi që opozita s'u bë pjesë e diskutimeve! Muço: Nuk mbështet qytetarët

9 Nëntor 2023, 20:44| Përditesimi: 9 Nëntor 2023, 20:51

  • Share

Në Studio Live me Arbër Hitajn, në Report Tv, ekspertët e ekonomisë Fatos Çoçoli dhe Klodian Muço debatuan për buxhetin e vitit 2024. 

Çoçoli tha se në tërësinë e tij buxheti është i arrirë dhe largpamës. Sipas tij, ky buxhet është buxheti i rritjes së pagave, ndonëse shton se mund të ishte më solidar me pensionistët. "Ky është buxheti i pagave dhe askush nuk mund t'ia heqë këtë", tha Çoçoli duke iu referuar vendimit të qeverisë për rritjen e pagave të sektorit publik, por edhe ato të sektorit privat. 

Megjithatë, buxheti i vitit të ardhshëm, si rrallë herë, nuk iu nënshtrua diskutimeve për shkak të sjelljeve radikale të opozitës në komisionet parlamentare dhe seancat e Kuvendit. 

"Fatkeqësi që opozita nuk ka sjellë propozime për këtë buxhet. Mungesa e debatit për buxhetin është fatkeqësi, opozita po merret me çështje të tjera", u shpreh Çoçoli. 

Ndërsa Klodian Muço kishte rezerva për projektbuxhetin, ndërsa renditi mangësitë e tij. 

"Fonde pafund për digjitalizimin por 184 mijë të punësuar në shtet. Bujqësia e vetmja është heqja e doganës për gjedhët që importojnë. Nuk është e rëndësishme të importohen kerët, duhet t'i rrisin vetë këtu. Arsimi duhet të jetë prioritet, është rritur me vetëm 0.1%. Kanë rënë ekspoertet me 19%, duhet të kishte mbështetje për eksportuesit që punojnë shqiptarët. Duhej një zë dhe një rritje të vlerës për krizat e paparashikuara. Ka një luftë në Lindjen e Mesme, na prek shumë pak direkt, por nëse lufta përshkallëzohet ne prekemi direkt sepse është nafta. E përjetuam inflacionin në 2021. A kemi rritje të vazhdueshme të çmimeve? A duhet të kemi mbështetje për qytetarët? Duhet të kishim mbështetje më të madhe për pensionistët dhe ata me asistencë sociale, asistenca sociale është sa 1/3 e minimumit jetik", tha ai.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?