Gazment Bardhi gjatë një seance në Parlament

Buxheti 2025/ Bardhi: Rama ka para që të paguajë inceneratorët që s’ekzistojnë, por jo për pensione dinjitoze! Në 12 vjet nuk bëri asgjë, më të ulëtat në rajon

17 Nëntor, 15:21| Përditesimi: 17 Nëntor, 15:50

  • Share

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, reagoi sot (17 Nëntor) në lidhje me buxhetin që po diskutohet në Kuvend, duke e vënë theksin tek çështja e pensioneve.

Deputeti demokrat argumentoi se edhe pse Shqipëria i ka dyfishuar të ardhurat buxhetore në 10 vitet e fundit, mbi 500 mijë pensionistë i kanë të ardhurat reale aktualisht më të ulëta se në vitin 2014. 

Kjo shifër sipas tij, i rendit pensionistët shqiptarë me pensionet më të ulëta në rajon,  në rastin më të mirë pagesa më pak se gjysma e pagesës së pensionistëve në Malin e Zi, Serbi apo Maqedoninë e Veriut.

“Mbi 500 mijë persona që përfituan pension pleqërie më 2023 kishin të ardhura mujore mesatare 18,341 lekë, sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, vlerë kjo 26% më shumë se në vitin 2014, ndërkohë që inflacioni është rreth 34%. Për pasojë, pensioni real ka pësuar ulje, së paku me 8% gjatë qeverisjes së Edi Ramës”, shprehet ai ndër të tjera. 

Në fund Bardhi thekson se qeveria “Rama” ka para të paguajë për inceneratorët, por jo për rritjen e pensioneve.

Postimi i plotë i Bardhit:

“Shqipëria është vendi me masën e pensionit minimal apo mesatar më të ulët në Rajon. Pensionistët shqiptarë përfitojnë në rastin më të mirë pagesa më pak se gjysma e pagesës së pensionistëve në Malin e Zi ????????, Serbi ???????? apo Maqedoninë e Veriut.

Edhe pse Shqipëria i ka dyfishuar të ardhurat buxhetore në 10 vitet e fundit, mbi 500 mijë pensionistë i kanë të ardhurat reale aktualisht më të ulëta se në vitin 2014. Ndërkohë që rritja e çmimeve të shportës ndodh me ritme të shpejta, kjo nuk ka ndodhur në këto vite me masën e pensionit. Mbi 500 mijë persona që përfituan pension pleqërie më 2023 kishin të ardhura mujore mesatare 18,341 lekë, sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, vlerë kjo 26% më shumë se në vitin 2014, ndërkohë që inflacioni është rreth 34%. Për pasojë, pensioni real ka pësuar ulje së paku me 8% gjatë qeverisjes së Edi Ramës. 

Qeveria e korruptuar e Edi Ramës ka para për të paguar inceneratorët që nuk ekzistojnë, rrugë me kosto disafish më të lartë se vlera reale, apo për kontrata koncesionare në shëndetësi për shërbime shëndetësore që qytetarët nuk i përfitojnë. Ndërkohë për pensionistët nuk gjeti kurrë fonde gjatë 12 viteve qeverisëse që ti garantonte një pension dinjitoz, një rritje reale dhe të ndjeshme për të përballuar kostot e shtuara të jetesës”.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?