Buxheti 2025 gati për votim/ Deputetët e pavarur 8 propozime! Agalliu: Më shumë para për ish të përndjekurit, të rritet fondi për pensionistët

15 Nëntor, 18:37| Përditesimi: 15 Nëntor, 19:26

  • Share

Deputetët Enkelejd Alibeaj, Arbi Agalliu dhe Flutura Açka, që në Kuvend rezultojnë të pavarur pas largimit nga grupi i PD kanë depozituar 8 propozime për buxhetin i cili do të miratohet në parim të hënën në Kuvend.

Prezantimi i amendamenteve u bë nga deputeti Arbi Agalliu, i cili propozon më shumë para për ish të përndjekurit, për kompensimin e tyre nga 2415 milionë lekë të parashikuara në buxhet në 9660 milionë lekë, 9375 milionë lekë për indeksimin e pensioneve dhe më shumë para për bujqësinë, arsimin profesional si dhe rininë e sportet.

Deputetët kërkojnë që fondi për arsimin e shëndetësinë të jetë sa 5% e prodhimit të Brendshëm Bruto.

Për t’u miratuar, këto amendamente do të duhet të marrin edhe votat e kolegëve të maxhorancës socialiste.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • SHQIPTARI: 15/11/2024 21:24

    Këta që bëjnë këto LROPOZIME DUAN FLAMURIN?TË GJITHË E KEMI NGA NJË TELEVIZOR E E KEMI NDIER Ç'FARË THUHET PËR PAGAT E PENSIONET.TË THUASH ËSHTË NJË GJË TË KESH NË DORË TA BËSH ËSHTË TJETËR GJË.ATA ISHIN NË PUSHTET DHE SHKATËRUAN ,ARA HAN TË ARITHMETIKËS 7×7.PS.SH MBLIDH MËNDIEN E QËNDRO MAJTAS SE JAN GATI TË ASHTUQUAJTURIT TË DJATHTË T'JU MARIN KALAN.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?