Skema e re e pensioneve e cila po diskutohet mes disa institucioneve, nuk është financuar në buxhetin e vitit 2025, për shkak sepse nuk ka një formulë përfundimtare. Ministri i Financave Petrit Malaj u shpreh në komision, se vetëm pasi të jetë gati skema e re mund të ulemi në diskutime për të shtuar financimin.
“Projektbuxheti i 2025 nuk adreson skemën finale të pensionit, apo bonuset që planifikohet të jepen, pasi jemi në proces. Kur të kemi formulën finale, ne mund të ulemi të rishikojmë buxhetin e shtetit”, tha ministri Malaj.
Për vitin që vjen janë planifikuar vetëm 16 mln euro për indeksimin e pensioneve dhe 37 mln euro për bonusin e fundvitit, ku vetëm bonusi ka rritje të lehtë me 1 mln euro, kjo rritje tha ministri është bërë pasi do rritet vlera e bonusit.
“Për vitin 2025 kemi 3.7 mld lekë për bonusin e fundvitit, presim të ketë rritje të bonusit të fundvitit”, tha Malaj.
Në total në vitin 2025 për indeksimin dhe bonusin do të harxhohen për 53 milionë euro, më pak se 2024 kur u dhanë 78 milionë euro për indeksimin dhe bonusin.
Lajmi kryesor:
Pr/buxheti 2025 në Kuvend, nevojë rishikimi skemave sociale, Braçe: Rimbursimi i ilaçeve, skemë korruptive! Ndihmën ekonomike po e marrin ‘Dembelët’
E.Gj//ReportTv.al