Buxheti 2025, Teliti në Report Tv: Lë në baltë pensionistët dhe arsimin, ka rënie të investimeve publike! Eksperti i Ekonomisë: Viti më i mirë ekonomik që presim për vendin

13 Nëntor, 19:24| Përditesimi: 13 Nëntor, 19:42

  • Share

‘Buxheti i vitit 2025 lë në baltë pensionistët dhe arsimin’, Kështu është shprehur mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj, këshilltari i Çështjeve ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti.

Sipas tij, në këtë buxhet vihet re edhe një rënie e investimeve publike.

‘Këto paratë e buxhetit do të merren nga xhepi ynë do të futen në arkën e shteti për të na u kthyer mbrapsht, dhe vitin e ardhëm do të na merren më shumë se 500 milionë euro shtesë. Ky është buxheti i shtetit. Këtë vit do të na merren 7.7 miliardë euro vitin tjetër 8.2 miliardë, ky është buxheti lekë që merren nga xhepat tanë.  Qeveria i merr këto lekë dhe i përkthen në shërbime. Familjet me ndihmë ekonomike, ke 62 mijë familje do të ketë një rritje, një indeksim për ata.

Kanë zero, ata s’kanë fare indeksim, po ashtu edhe familjet që kanë persona me aftësi të kufizuar, ata edhe atë pagesë që marrin do ti gërrhyet akoma edhe më tepër. Ky buxhet ku vjen, tek shtresat në nevojë nuk vjen, tek pensionitët vetëm indeksimi. Tek arsimi, sa rriten investimet në programin e shkollave 9- vjeçare, zero, në arsimin e mesëm, zero. Edhe në arsimin e lartë investimet bien’, tha ai.  

Për ekspertin e Ekonomisë Fatos Çoçoli, pritet që viti i ardhshëm të jetë viti më i mirë ekonomik për Shqipërinë.

‘Unë gjykoj që është viti më i mirë ekonomik që presim për Shqipërinë. Do të ketë edhe një buxhet më shumë për shërbime për qytetarët”, tha ai.

Çoçoli tha se në këtë buxhet qeveria i ka dhënë një vëmendje maksimale edhe pensionistëve.

‘Ky është buxheti më i madh. Është hera e parë  që qeveria e vendit tonë e ka në vëmendje maksimale pensionistët. Jam i bindur që do dalin edhe 300 milionë euro më shumë pavarisht nga paratë e dhëna deri tani në buxhet për indeksimin apo për shpërblimin e fundvitit. Do të jetë viti më i mirë ekonomik i joni”, tha ai.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?