Ekonomi

Buxheti humbi 81.1 mld lekë nga përjashtimet tatimore, Ministria e Financave: Do rikuperojmë 5.2 mld lekë me paketën e re fiskale

7 Nëntor 2021, 16:24| Përditesimi: 7 Nëntor 2021, 16:35

  • Share

Paketa fiskale e prezantuar nga qeveria që në rast se miratohet hyn në fuqi në korrik të vitit 2022, do ti sjellë buxhetit të ardhura shtesë në vlerën e 5.2 miliardë lekëve ose rreth 42.5 milionë euro, sipas Ministrisë së Financave.

Ndryshimi i katër ligjeve kryesore (TVSH, Akciza, taksat kombëtare dhe tatimi mbi të ardhurat), vjen si rekomandim i vazhdueshme i  Fondit Monetar Ndërkombëtar, për të hequr lehtësirat fiskale të ndryshme.

Ndikimin më të madh në rritjen e të ardhurave do e ketë TVSH-ja që prek më së shumti sektorin e bujqësisë, ku nga heqja e rimbursimit të TVSH-së, rikthimi i TVSH-s 10% për inputet bujqësore dhe rritja e tavanit të investimit që përjashtohet nga pagesa e kësaj takse do i sjellin buxhetit të shtetit 2.42 miliardë lekë ose rreth 19.8 milionë euro.

Nga ndryshimet në ligjin e akcizës përfitimi do të jetë rreth 2 miliardë lekë ose 16.7 milionë euro, dhe do të vij kryesisht nga rritja e kësaj takse për duhanin dhe nënproduktet e tij dhe vendosja e taksës 6 lekë për gazin për të gjitha kategoritë që e përdorin.

Pjesa tjetër do të sigurohet nga taksat kombëtare ku propozohet taksë 65 lekë për litër karburant që përdoret për furnizimin e jahteve.

Këto ndryshime që po diskutohen në komisionet parlamentare dhe kanë nxitur edhe diskutime të forta. Por nga ana tjetër pjesa që do rikuperoj buxheti i shtetit nga këto ndryshime është shumë herë më e vogël se vlera totale e përjashtimeve tatimore të bëra.

Sipas relacionit të projektbuxhetit 2022, buxheti i shtetit ka humbur rreth 81,126 miliardë lekë ose 663,6 milionë euro vetëm nga përjashtimet e bëra ndër vite.

Pjesën dërrmuese e humbjeve në buxhet është shkaktuar nga përjashtimet e TVSH- së me 77,6 miliardë lekë 634,7 milionë euro, ndjekur nga përjashtimet nga tatimi mbi fitimin me 20,66 milionë euro dhe përjashtimet nga akciza me 8.1 milionë euro.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?