Politikë

Debate për buxhetin e ‘Arsimit’, Ministrja: Prioritet dixhitalizimi dhe ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë! Boçi: Mësuesit po zhduken, teknologji nuk do të thotë të blesh kompjuter

3 Nëntor 2021, 11:39| Përditesimi: 3 Nëntor 2021, 12:13

  • Share

Në Komisionin e Media është diskutuar  në parim  projektligjit ”Për Buxhetin e Vitit 2022” për Arsimin, ku ministrja Evis Kushi tha se prioritet është dixhitalizimin dhe investimi ne laboratorë në shkolla dhe ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë.

“Objektivi ynë është që të rrisim pagat e mësuesve dhe edukatorëve me 40 %. Parashikojmë të fuqizojnë teknologjinë e informacionit përmes hartimit te një platforme për zbatimin e teknologjisë në arsim. Në lidhje me transportin e fëmijëve që kanë shkollën larg mbetet ende problematikë, por parashikohet një fond prej 950 milionë lekë shtesë për 35 mijë nxënës që e kane vendbanimin mbi 2 km lar nga shkolla dhe për rreth 12 mijë mësues që jetojnë 2 km larg nga vendi i punës. Prioritet kryesor mbetet ndërkombëtarizimi i arsimit te larte, bashkëpunimi i universiteteve shqiptare me ato me te mira evropiane. Për këtë është parashikuar në buxhet fond prej 800 mili lekësh. Investimi në laborator për kërkim shkencor , janë planifikuar 250 milion lekë. Fondet për bursat e ekselencës, buxhet prej 200 milionë lekë. Buxheti për sportin ne total parashikon 413.7 milionë lekë. Dixhitalizimin dhe investimi në laboratorë në shkolla. 270 mln lekë për terrenet sportive në vitin e ardhshme, sportistë elitare mbështetje rreth 15 mln lekë. Janë 12 mijë studentë në gjithë Shqipërinë që përfitojnë përjashtim nga tarifa dhe marrin dhe bursa”, tha Kushi.

Por deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi vuri theksin tek mungesa e financimit për degën e mësuesisë në Universitetin e Elbasanit. Nga Komisioni i Arsimit, Boçi theksoi se arsimimi ka humbur në Elbasan, Shkodër dhe në Gjirokastër, për shkak të mungesës së paketave financiare.

“Duhen 8 vite të prodhosh një mësues. Një investim i jashtëzakonshëm. Për 10 vite del një mjek. Sot nuk kemi më prodhim mësuesish. Pas 10 viteve kjo shoqëri do të ketë krizë mësimdhënie dhe nuk do të ketë më mësues. Merrni ekselentët, paguani për të mbrojtur degët për mësuesit e rinj. Merrni ekselentët. Shihni pagat për pedagogët sepse janë mjerane. I keni harruar studentët dhe mbështetjen financiare për ta.”, -tha ai.

Edhe vaksinimi i studentëve ishte një tjetër problematikë e prekur nga Boçi, ku tha se Ministria duhet të ketë programe stimuluese për vaksinim dhe kjo një prej tyre mund të ishte falja e tarifave shkollorë për këtë vit.

Boçi: Mendova se do vinin me një program stimulimi për vaksinimin e studentëve, falja e tarifave është një stimul shumë i mire që studentë të shkojnë drejt vaksinimit.  Kemi 8 vite që dëgjojmë këndën tuaj po kush është rezultati? Fëmijët tanë janë më të zgjuar? Vlerësimi për diplomën universitare është në pikën më të ulët. Revolucion dixhital nuk është të blesh kompjuter po të fusësh programe revolucionare dhe programime në kutikulat muzikore.

Kushi: Ju po bëni komente jo pyetje

Boçi: Po s’morëm përgjigje prej teje  

Kushi: Recitimet tuaja zoti Boçi janë jashtë realitetit. Me vjen keq si mundeni ju qe për universitetin e Elbasanit te thoni fjalët me te këqija. Si mund te thoni ju qe ai është një universitet i mbaruar. Ndërkombëtarizimi nuk është sjellja e universiteteve te huaja ne Shqipëri. Ne synojmë fuqizimin e  universiteteve tona, përmirësimin e cilësisë. Sistemi arsimor ne mjerim, si mund te jete ne mjerim, kur nxënësit tani qe mbarojnë shkollën e mese këtu dhe ikin jashtë dhe dalim studentët me te miret. Nuk njihen diplomat shqiptare ne Europe thoni ju, por si ka mundësi qe studenti i mjekësisë mbaron këtu dhe fillon punë në Gjermani?

Ora 12:11
Debate mes ministres së Arsimit dhe PD: Nuk kemi mësues me pesa! Zhupa: Harruat që keni kryeparlamentaren të tillë?

Pak kohë më parë në media doli se Lindia Nikolla kishte mesatare 5.8 dhe kjo është bërë objekt ironish mes PS dhe PD në Komisionin e Medias ku po diskutohet për cilësinë e arsimit dhe mësuesisë. Ministrja Kushi tha se vitet e fundit ministria po përpiqet që të kenë studente të nivelit të lartë dhe jo me pesa per mesuesi. Por Ina Zhupa atha se në fakt ata kanë një kryeparlamentare me 5.

Evis Kushi: Në vitet e fundit janë marrë masat që të jenë mensës cilësor. Nuk mund te lejoj qe një student qe ka mbaruar me 5 te behet mësues. Kur te vij radha jua bëni mësues me pesa.

Ina Zhupa:  Harroi ministrja e Arsimit që ministre me 5 keni pasur Lindita Nikollën që sot është aktualisht kryetare Kuvendi

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?