Buxheti për Bujqësinë, Malaj në Kuvend: 34 milionë euro në 2013, sot 146 milionë euro! Rritje e skemës së kompensimit të fermerëve

18 Nëntor, 13:20| Përditesimi: 18 Nëntor, 14:01

  • Share

 

‘Në vitin 2013 investoheshin 24 milionë euro në sektorin e bujqësisë, ndërsa sot investohen 146 milionë euro. Kemi një rritje me 323%’, kështu u shhpreh Ministri i Financave, Petrit Malaj teksa ishte duke folur në Kuvend, ku po diskutohet projektbuxheti 2025.

Malaj u pyet edhe nga deputeti i opozitës, Xhelal Mziu, për TVSH për fermerët.

“Në lidhje me skemën e TVSH se ku duhet të aplikohet TVSH dhe ku jo, besoj se ju, deputeti Mziu, keni qenë pjesë e këtij parlamenti kur keni bërë ndryshimet përkatëse dhe kur ishte zero TVSH për fermerët dhe kur ishte 20% dhe kur u ul në 6% e kështu me radhë nëse keni një propozim konkret, i cili do të duhet të ndihmojë më mirë sektorin në fjalë mund të na i prezantoni që të bëjmë një vlerësim dhe të kemi një skemë finale që i shërben fermerëve në mënyrë më të mirë të mundshme.

Kemi një rritje të financimit të sektorit të bujqësisë me 9.9 miliardë lekë më shumë se para 10 vitesh. Kemi një rritje të skemës së kompensimit të fermerëve dhe subvencionimit të naftës me 3.4 miliardë lekë, e cila në vitin 2027 do të shkojë në 5 miliardë”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Buxheti 2025 në Kuvend 12 orë diskutime/ Rama: 100 - 150 euro bonus për pensionistët në fundvit, marrin edhe në pranverë! S'rrisim taksat! PD: Mashtrim, i shërben oligarkëve, sjellin në seancë flamurin serb


S.B//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?