Foto Ilustruese

Buxheti, si 6-mujor munguan 60 milionë euro nga plani

27 Korrik 2018, 08:07| Përditesimi: 27 Korrik 2018, 08:21

  • Share

Ndonëse rritja ekonomike i ka kaluar 4% në tre muajt e parë të vitit, kjo nuk po shoqërohet me një performancë pozitive të të ardhurave buxhetore.

Sipas statistikave fiskale të publikuara nga Ministria e Financave, të ardhurat buxhetore për 6 mujorin arritën në 216.9 miliardë lekë, me një zgjerim prej vetëm 2.2% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Duke pasur parasysh që rritja ekonomike në tre muajt e parë të vitit arriti në 4.45%, ndërsa inflacioni u përshpejtua në 2.4%, rritja reale e të ardhurave rezulton negative prej -4.65%.

Në raport me atë që ishte planifikuar në fillim të vitit, të ardhurat janë 7.5 miliardë lekë, ose rreth 60 milionë euro më pak, duke shënuar performancën më të dobët buxhetore që prej vitit 2013, kohë kur u ndryshuan qeveritë.

Të ardhurat nga tatimet e doganat u rritën vetëm me 1.6%, në 145.5 miliardë lekë, duke pasur dhe mosrealizimin më të madh ndaj planit, me 7.8 miliardë lekë.

Mosrealizimi më i madh ishte tek TVSH, që është një tregues direkt i qarkullimit në ekonomi (-4 miliardë lekë) , tatim fitimi (1 miliardë lekë), akciza (1.2 miliardë lekë) dhe tatimi mbi të ardhurat personale (1 miliardë lekë). Financat kanë fajësuar më herët edhe efektin e kursit të këmbimit (zhvlerësimi i euros) nga i cili buxheti ka humbur 3.6 miliardë lekë në 5 muajt e parë të vitit.  Monitor

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?