Armando Broja me fanellën blu të Everton

Sport

'Buzëqesh' Sylvinho, Armando Broja rikthehet në stërvitje të plotë me Everton (VIDEO)

2 Mars, 12:08| Përditesimi: 2 Mars, 12:10

  • Share

Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe - Armando Broja është bashkuar në stërvitje me ekipin e parë të Everton. Sulmuesi i Kombëtares prej 9 janarit ishte jashtë fushe, pas atij dëmtimi në kyçin e këmbës së djathtë.

23-vjeçari u rikthye dje në stërvitje me skuadrën, e cila aktualisht po përgatitet në Abu Dhabi, pasi ndeshja e radhës në Premier League është planifikuar të zhvillohet në datën 8 mars.

Kjo i jep Brojës më shumë se një javë kohë për të gjetur formën dhe për të qenë të paktën në stol, aty ku do jetë David Moyes që do vendos më pas nëse do e hedhë në fushë djaloshin apo jo.

Duket se rikthimi i tij në fushë është një sinjal i mirë edhe për Kombëtaren, kjo në prag të dy sfidave kualifikuese të marsit për Kupën e Botës 2026. Kuqezinjtë luajnë më 21 mars kundër Anglisë në Londër, ndërsa tre ditë më pas Andorra vjen në Tiranë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?