Sociale

Buzëqeshje pa maskë, recitime e muzikë, fëmijët i gëzohen 1 qershorit! Koncert te Teatri i Kukullave (VIDEO)

1 Qershor 2021, 11:40| Përditesimi: 1 Qershor 2021, 16:54

  • Share

TIRANË- Të gjithë gëzojnë sot! 1 qershori është festa e fëmijëve, por një buzëqeshje është "veshur" në fytyrën e të gjithëve, nënave, baballarëve dhe gjyshërve që sot këtë ditë do ua dedikojnë vetëm atyre, duke lënë pas rutinën e përditshme.

 Në oborrin e Tearit të Kukullave është organizuar një koncert, të cilin Report Tv me gazetarin Sokol Dema për të përcjellë pak nga atmosfera e bukur që është krijuar e që shukujt i ka munguar për shkak të pandemisë. Të veshur bukur, vajzat me fustane si princesha, kanë kërcyer e kënduar duke dhuruar një spektakël të vërtetë në sheshin 'Skëndërbej'.

Të pyetur nga Report TV, ato kanë rrëfyer se i gëzohen shumë kësaj atmosfere, ku dhe nuk kanë guruar që të bëjnë edhe një urim për të gjithë fëmijët.

Po kënaqesh?
-Po kënaqem.

Çfarë klase je?
-Jam në klasë të katërt

Sa vjeç je, me kë ke ardhur?
-Jam 7 vjec, kam ardhur me teton time

Do bësh një urim për fëmijët?
-Të gjithë fëmijët gëzuar 1 qershorin

Një urim?
-Gëzuar 1 qershorin të gjithë fëmijëve

Cila princeshë je ti?
-Unë jam princeshë Fiona, gëzuar 1 qershorin

Urime nuk kanë nguruar që të bëjnë edhe gjyshet.

"Festë të gëzuar, kalamaj të gëzuar, të kënaqur", tha një prej tyre për mikrofonin e Report Tv.

Kjo festë përkon edhe me ditën kur hynë në fuqi masat e reja anti-COVID, mes tyre edhe qëndrimi pa maska në ambientet e jashtme.  

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?