Buzëqeshjet e ngrira të Tiranës për ngjarjet në Uashington

7 Janar 2021, 18:42| Përditesimi: 7 Janar 2021, 18:45

  • Share

Nëse doje të kuptoje se si po e përjetonte Tirana, atë që dje ndodhte në Uashington, mund të shikoje përpjekjet e sforcuara për të bërë humor, duke hequr paralele me situata të ngjashme në Shqipëri. Përpjekja kaps për humor, në shumicë vinte nga media të opozitës, të cilat tentonin t’i kujtonin “Ambasadës shqiptare në SHBA të bënte thirrje për qetësi” apo “të dënonte protestat” e fanatikëve të Trump-it.

Duket se gjithë bateritë e tyre ishin të përqendruara tek pesha e madhe që ka Ambasada e SHBA në vende si Shqipëria dhe tani t’i kujtonin asaj se nuk ka më të drejtë morale të diktojë zhvillimet politike në Shqipëri, qofshin dhe sulmet me dhunë ndaj institucioneve. Duket se pafuqinë e tyre të vitit 2019 dhe reformën në drejtësi, vazhdojnë ta shpjegojnë me ndërhyrjen amerikane.

Kjo tendencë u zgjerua orë pas ore, sipas ritmit me të cilin njerëzit e rrugës në SHBA përparonin apo tërhiqeshin nga “Capitol Hill”.

Në të vërtetë, dje ishte dita më e keqe për të ngjashmit në Tiranë, të atyre që tentuan të dhunojnë institucionet në SHBA, për të bërë shaka me atë që ndodhte. Ishte ditë e keqe, se pas leksionit që ata morën më 2019 në Tiranë, dje ishte një leksion edhe më i madh, edhe më i ashpër, edhe më legjitim.

Fuqia e SHBA nuk është teksa ajo sulmohet, por tek momenti kur ajo mbrohet nga fuqia e institucioneve të saj dhe forca e ligjit.

Dje ligjvënësit amerikanë, përfshi dhe shumë republikanë, u bashkuan për t’i treguar vendin njerëzve të rrugës, të frymëzuar nga një mënyrë të menduari katër vjeçare, e cila është një aksident për SHBA.

Ata nuk dolën dje në rrugë. Ata kanë katër vjet që janë rrugëve duke demonstruar racizëm, paligjshmëri, “të vërteta alternative”, mos njohje institucionesh, vrasje të seriozitetit të shtetit dhe përpjekje për të relativizuar vlerat e demokracisë, zgjedhjeve të lira dhe pranimit të humbjes.

Ky sistem antivlerash në fakt ka qenë frymëzimi i vetëm i opozitës shqiptare prej vitesh, ka qenë sistem të menduari dhe të vepruari. Në vetvete “Çadra e opozitës” më 2017 dhe bojkoti i 2019, janë akte dhunuese të institucionit të zgjedhjeve, dhe mos pranimit i tyre, si mënyrë e ndryshimit të pushtetit

Dje kjo mënyrë të menduari dhe të vepruari ka marrë një ndëshkim të fortë në SHBA.

Heronjtë e këtij ndëshkimi janë republikanët që bënë thirrje të largojnë Donald Trump-in nga president përmes një “impeachment”-i dhe bazuar në amendamentin 25 të Kushtetutës, t’i ndalojnë atij qasjen tek arsenali automik i SHBA, pasi ai është sot president që nuk ka qasje në Facebook dhe Tuitter, por ka qasje tek bomba bërthamore.

Ajo SHBA që i dha përgjigje çadrës dhe bojkotit të 2019, është ajo SHBA që i dha dje përgjigje dhe marrëzive të Donald Trump-it dhe partizanëve të tij, duke qëndruar të bashkuar republikanë dhe demokratë.

E gjithë ajo që ndodhi në SHBA, është një kujtesë për këdo që gjuhën e dhunës e ka të vetmen shpresë për fitore, është një kujtesë për Sali Berishën, që thotë se nëse nuk fitojmë më 25 prill do djegim Shqipërinë, është një kujtesë për Ilir Metën, që mendon se më 25 prill, si humbës mund të provojë të përdorë forcën për të marrë pushtetin duke shpikur manipulimet dhe të vërtetat alternative.

Të gjithë këta që përmenda, të cilët  kanë 24 orë që thonë se “SHBA nuk ka të drejtë të na kërkojë rregulla”, kanë më pak se kurrë sot të drejtë, pasi SHBA provoi pikërisht se ka të drejtë legjitime të kërkojë rregulla, derisa ato i zbaton në shtëpi të saj dhe me konsenues dhe më palën kundërshtare. Në SHBA, Trumpi sot është një pakicë e përbuzur dhe nga partia e tij.

Tek ne opozita është një pakicë e përbuzur nga shoqëria, por ende e adhuruar nga partia e tyre. Ndoshta pas 25 prillit do të ndodhë dhe kjo që ndodhi dje me republikanët, që nga Mike Pence e poshtë, që shpëtuan partinë e tyre nga dikush që tentoi të marrë zvarrë historinë e saj të madhe.

Ata nuk u impresionuan nga sllogani “Make America great again”, por zbatuan slloganin “Make America normal again”.

Komento

Komente

  • andi: 07/01/2021 21:13

    shoku rames qe hengri mender 4 vjet nisi te nxjerre vrerin per presidentin me te sukseshesm te shba. njeriun qe pasuroi amerikanet dhe e coi papunesine ne 3% si asnji paraardhes i tij.

    Përgjigju
  • beni: 07/01/2021 20:59

    eh mero mero, tani ke nise te marresh ne mbrojtje dhe ameriken nga opozita shqoptare. a te keqen na i kurse leksionet e demokraticese

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?