Big Brother Vip 2

Bënë një lojë me miell, ndjekësit “shpërthejnë” ndaj Amosit, Deas dhe Mikelës, por pse?

8 Janar 2023, 16:28| Përditesimi: 8 Janar 2023, 16:32

  • Share

Një lojë e nisur mes Amos Muji Zaharisë, Dea Mishel dhe Mikela Pupës ka revoltuar komentuesit në rrjetet sociale, ku nuk i kanë kursyer komentet negative ndaj sjelljeve të banorëve, por edhe ndaj produksionit në vetvete që e lejojnë që kjo gjë të ndodhi dhe të promovohen në ekran.

Ajo që “treshja” e quan lojë, ka nisur që mbrëmjen e djeshme dhe ka vazhduar edhe ditën e sotme.  Mikela dhe Dea vendosën t’i bëjnë një rreng Amosit. Dea e zgjoi aktorin nga gjumi, ndërsa Mikela shkoi për t’i hedhur miell në krevat. Kur Amosi shkoi të flejë u ul mbi miell dhe sigurisht fillimisht nuk e priti mirë rrengun e vajzave. Mirëpo ai mendoi menjëherë “hakmarrjen” e tij. Aktori iu bëri të njejtën gjë vajzave, të cilat ishin në banjo. Ai shkoi dhe i “sulmoi” me miell.

Loja nuk mbaron me kaq, pasi Mikela dhe Dea vijojnë me të njejtën lojë, pra përsëri “sulm me miell” kur Amosi po bënte dush.

Këto fragmente janë publikuar në faqen zyrtare të “Big Brother Vip Albania” në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë komentuar negativisht. Ndjekësit  kritikojnë banorët për “shpërdorimin e miellit” dhe thonë se po japin një shembull të keq në shoqëri. Të tjerë janë të mendimit se banorët po mundohen të “rikrijojnë” skenat Donald-Beniada-Trixa.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?