Kristi Kote

Bylis 'pa frena' në merkato, akord me ish-lojtarin e Partizanit

16 Janar 2023, 20:45| Përditesimi: 16 Janar 2023, 20:49

  • Share

Bylis ka arritur akordin dhe pritet të zyrtarizojë afrimin e Kristi Kotes. Korçari pak ditë më parë u largua nga Kukësi, aty ku kaloi gjashtë muajt e fundit dhe luajtu në vetëm shtatë ndeshje për 287 minuta. I dalë nga moshat e Skënderbeut, Kote pritet të forcojë më shumë mesin e fushës së Bylisit në Superligë.

24 vjeçari që ka qenë edhe pjesë e kombëtareve të moshave të Shqipërisë ka një karrierë të gjatë në Superligë, ndërsa me Partizanin kaloi katër sezone si protagonsit (2018-2022). Kampion i Shqipërisë me "Demat", Kote me kalimin në Ballsh kërkon më shumë minuta për të treguar cilësitë e tij.

Veç Partizanit dhe Kukësit në Shqipëri, Kote aventurën e parë profesioniste e kaloi te Liria e Prizrenit në sezonin 2017-2018. Trajneri Bellai do ketë më shumë cilësi në mesin e fushës më këtë afrim. Afrimi i Kotes është i dyti për Bylis pas Vangjel Zguros.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?