Bylisi duke festuar ngjitjen në Superligë

Sport

Bylisi siguron ngjitjen në Superligë, ja të gjithë rezultatet në Kategorinë e Parë

27 Prill 2019, 18:37| Përditesimi: 27 Prill 2019, 18:39

  • Share

Është mësuar zyrtarisht se ekipi tjetër I Kategorisë së parë përveç Vllaznisë që do të ngjitet në Superligë sezonin e ardhshëm është Bylisi. Skuadra ballshiote ka siguruar matematikisht ngjitjen dy javë para përfundimit të kampionatit.

Pas fitores 0-2 kundër Orikumit dhe ndalesës së Besës në Lushnje, Bylisi udhëheq me 8 pikë më shumë. Kujtojmë se skuadra ballshiote ka udhëhequr pothuajse që nga fillimi Grupin B të Kategorisë së Parë.

Ndërkohë rezultatet tjera të kësaj jave janë si më poshtë:

GRUPI A- “PLAY-OFF”

Korabi-Erzeni  1-1
(Lajthia 6′ / Skuka 57′ (p))

GRUPI A- “PLAY-OUT”

Iliria-Burreli 1-0
(Xhabrahimi 25′)

Vora-Veleçiku 0-1
(Banushaj 11′)

GRUPI B- “PLAY-OFF”

Lushnja- Besa 1-1
(Gjyla 7′ / Çelhaka 53′)

Orikumi-Bylis 0-2
(Guindo 26′, Peposhi 49′)

GRUPI B- “PLAY-OUT”

Turbina-Pogradeci 2-0
(Bakiu 9′, Burdufi 46′)

Elbasani-Apolonia 1-0
(Lleshi 3′)

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?