Bylis-Tirana e trukuar? Sot bardheblutë japin llogari tek etika

14 Korrik 2020, 11:45| Përditesimi: 14 Korrik 2020, 15:58

  • Share

Komisioni i Etikës do të marrë sot në pyetje Tiranën për ndeshjen e Kupës së Shqipërisë ndaj Bylisit e dyshuar si e fiksuar për të përfituar në bastet sportive. Komisioni i Etikës po vijon hetimet për ndeshjen që shkaktoi shumë polemika për shkak të sjelljes së lojtarëve të Tiranës në fushën e lojës dhe të lëvizjes së koefiçentëve në kompanitë e basteve.

Sot duke nisur nga ora 14:00 në Komisionin e Etikës do të japin “llogari” 5 pjesëtarë të bardhebluve duke nisur me Presidentin Refik Halili, drejtorin sportiv Arbi Laçi, trajneri Emmanuel Egbo , kapiteni Erando Karabeci dhe portieri Ilion Lika. Javën e kaluar dëshmuan para Etikës edhe drejtues e futbollistë të Bylisit të cilët theksuan se janë të pastër.

Ndërkaq Etika ka në dorë një dosje voluminoze edhe me shumat e parave që janë vendosur në bastet sportive për rezultatet që dyshohet se ishin të paracaktuara.Gjithsesi hetimi i plotë i kësaj ndeshje dhe marrja e një vendimi nga Etika do të kërkojë më shumë kohë. Nesër dy ekipet do të përballen edhe në fushë në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës. Mallakastriotët janë fituesit e ndeshjes së parë me rezultatin 2-1./ Përgatiti Andi Kapxhiu.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?