Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi i ka kthyer përgjigjje Damian Gjiknurit, i cili hodhi poshtë deklaratën e tij duke thënë se modeli italian i koalicioneve nuk ka lidhje me Shqipërinë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bylykbashi shkruan se nuk gjejnë dot një model që të shpëtojnë Edi Ramën nga humbja.
Sipas tij këto justifikime janë si hapja fallco e listave.
"Modelet demokratike ekzistojne, por model qe te shpetoje Edi Ramen nga humbja ne nuk gjejme dot. Kete kerkon Edi Rama nga Keshilli Politik dhe per kete ai eshte gati te sakrifikoje Shqiperine.
Modelet t'i kemi thene qe diten e pare, por kur ti shkelje nje marreveshje per te cilen u investua nga Sekretari i Shtetit i SHBA tek drejtuesit me te larte te BE, keto as i sheh as i degjon.
Keto justifikimet jane njesoj si hapja fallso e listave", shkruan Bylykbashi.
Lajmi kryesor: