Bylykbashi në Report Tv: Ndryshimi i formulës aktuale të koalicioneve dhe i shpërndarjes së mandateve, vijë e kuqe për ne

9 Shtator 2020, 12:29| Përditesimi: 9 Shtator 2020, 14:42

  • Share

Pas gati dy vitesh opozita jashtëparlamentare do të hyjë në kuvend me mandatin e dhënë për Oerd Bylykbashin si anëtar në komisionin e posaçëm për ngritjen e KQZ së re. 

Gjithashtu palët politike do të ulen në tryezën e Këshillit Politik për të vijuar diskutimet mbi listat e hapura.

Në një intervistë për Report Tv, Bylykbashi u shpreh se ndryshimi i formulës së koalicioneve parazgjedhore është vija e kuqe që nuk duhet kaluar për opozitën e bashkuar.

"Së pari themi që ndryshimet kushtetuese ku ato mbledhje të këshillit ishin për ti dhënë ramës një lustër. Këshillin politik ai tentoi ta përdorte si fasadë. Do të ketë një debat të madh për të risistemuar sistemin. Ashtu sic janë afatet kohore ne do të kemi një afat qesharak. Vetëm një proces, më parë ka dashur dhe 2 muaj për tu kaluar dhe dakordësuar. Ndryshimi i formulës aktuale së koalicioneve për ne është vija e kuqe. Do luftojmë që koalicionet të mbeten në kodin zgjedhor kështu siç janë. Është një përpjekje e dëshpëruar e Edi Ramës që të zvogëluar sa më shumë humbjen e tij. Përsa i përket listave debati do jetë i fortë. Ne kemi kërkuar që listat të jenë 100 përqind të hapura" - u shpreh Bylykbashi.

Bylykbashi u shpreh se opozita e bashkuar po vijon punën për aplikimin e kandidatëve për nënkomisionerin e KQZ. Ai thotë se po bëhet kujdes për të përjashtuar kandidatët që do sillnin politizim të KQZ-së.

"Procesi është i ndërtuar në bazë aplikimesh që bëjnë kandidatët. Roli i opozitës është specific përsa i përket nënkomisionerit dhe është një proces përjashtues përsa i përket komisionerit. Ky është një proces politik që opozita po e zhvillon për të përcaktuar se kush do të jenë ata profesionistë me integritet që do të marr rol të rëndësishëm në KQZ dhe për të përjashtuar kandidatë që qartazi do të sillnin politizimin dhe njëanshmëri në KQZ në favor të qevrisë" - deklaroi Bylykbashi.

Gjithashtu i deleguari i Opozitës së Bashkuar në Kuvend tha se KQZ nuk garanton domosdoshmërisht zgjedhje të lira ndaj ngulmon në hartimin e një formule të re të saj.

Ai thotë se me formulën ekzistuese, KQZ-ja u kthye në një çetë militante të PS-së.

"Asnjëherë ligji nuk është formuluar që garanton që çdo institucion do të jetë gartanti përfundimtar. Gjatë reformës që u bë dhe u përmbyll me marrëveshjen e 5 qershorit dhe më pas me aprovimin në parlament kemi menduar se kjo formulë e KQZ do të sjellë zhvillime të reja. Formula ekzistuese KQZ u kthye në një çetë militante të PS e cila arrin dhe guxon të marrë rolin e Gjykatës Kushtetuese apo akoma më keq të organizojë zgjedhje që u zhvilluan në kundërshtim me interesin e zgjedhësve. E kam fjalën për zgjedhjet e 30 qershorit. Është një komision që ka degraduar dhe shpresojmë që ky komisioni ri të japë një formë të re organizimi ky secili prej tre organeve të ketë role të ndara" - tha Bylykbashi.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • lavdosh: 09/09/2020 17:49

    E bene bloze keta duke perseritur historite me vija te kuqe! Nuk dine cfare thone, nuk kane nje strategji dhe vizion Rama eshte i mundshem, por me kete PD dhe opozite do qendroj ne pushtet per shume kohe. Populli do shprese, programe dhe njerez te motivuar per te zbatuar programet. PD dhe opozita nuk kane asnje gje: as program, as vizion, as shprese dhe as njerez me ide. Vetem shpresojne tek nje rotacion me magji

    Përgjigju
  • Tosi: 09/09/2020 17:16

    O Bylykbasho po me cilen do fitosh zgjedhjet ne Durres kur aty pd ja pefaqesohet nga nje sharebajge qe u ndan gabelve te lagjes nga 2 kile oriz dhe 2 kile miell per tu mare voten. Po pse imazhi i pd se ne Durres me Zolten beqare 60 vjecare do perfqaqesohet mor hunderr. I keni te humbur zgjedhjet dhe kesaj radhe dhe ne militantet e pd nuk do u a japim me voten juve por Nismas se Patozit se ai eshte burre i ndershem dhe jo ky qe rregullon cilesine e diellit si xhaferi simiten

    Përgjigju
  • Taulant: 09/09/2020 15:29

    Po o ari po vija e kuqe eshte formula e koalicioneve. Mbaj karroten e "revolucionit" tani se celsat e kashtes te kane mbetur per te vendos kushte.

    Përgjigju
  • besa: 09/09/2020 14:14

    boll se u skuq fare me vija

    Përgjigju
  • Piktor: 09/09/2020 14:08

    Rama eshte piktor, keta ngelen me penel ne dore. Po ta shkelen njehere vizen, u dhi muhabeti, mos e permend me.

    Përgjigju
  • Bylykbash: 09/09/2020 13:52

    Kashtw e koqe

    Përgjigju
  • O trapa na cate by...: 09/09/2020 13:52

    Vije e kuqe shkoni e masni byrjet e mos beni tallava rrugeve

    Përgjigju
  • i drejti: 09/09/2020 13:38

    Paskeni fillu me fol per vija te kuqe Bylykbash? Sa vija te kuqe keni shkelur ju deri tani? I keni ardhe ne maje te hundes shqiptareve cuno, thirrini mendjes perfundimisht nese nuk doni te zhdukeni fare si parti

    Përgjigju
  • BYLYKBAJGA: 09/09/2020 12:52

    O BYLYKBAJGA KUSH PO PYT PËR TY O BYLYKBAJGA PO TREGON TI VI TË KUÇE ATË VI TË KUÇE FUTE NË BYTH E VAZHDO TI ME NJË BRIM BJERI FYELLIT O TYT BYLYKBAJGA. TI E SHOKËT E TU E KENI PAR SE SA JU KA HEC ME ULTIMATUMET E PD WC SE SA I KA HEC. SHQIPTARËT JAN CIVILITUAR MJAFT E JAN BËR NJERËZ ME EDUKAT E KULTUR SE KAN PAR BOT MESY O BYLYKBAJGA VAZHDO BJERINI NJËRI PATKOIT E TJETRI GOZHDËS SE EDI RAMËN ATY E KENI DHE PËR 20 VJET TË TJERA O BYLYKBAJGA.

    Përgjigju
    • Emigranti: 09/09/2020 16:36

      Sic ke mbiemrin je dhe Vete .O BYLYKE nga Turbekustani.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?