Nga punimet në bypass-in e Fierit

Kronikë
Ekonomi

Bypass-i i Fierit dhe Vlorës, qeveria 180 mijë euro për t'u mbrojtur në gjyq në Itali

13 Gusht 2018, 22:56| Përditesimi: 13 Gusht 2018, 23:10

  • Share

Qeveria shqiptare ka miratuar një shtesë fondi për mbulimin e shpenzimeve gjyqësore në Itali, në gjyqin me dy kompanitë vendase. Prishja e kontratave të ndërtimit të bypass-it të Fierit dhe Vlorës, bëri që firmat italiane të padisnin qeverinë shqiptare. 

Pala shqiptare është në gjyq me kompanitë italiane “Serenissima Costruzioni s.p.a.” dhe “A4 Holding s.p.a". Vendimi i qeverisë për 180 mijë euro shtesë fondi Ministrisë së Infrastrukturës do shkojnë për t'u mbrojtur gjatë gjyqeve në Itali. 

"Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2018, në kategorinë e shpenzimeve korrente, t’i shtohet kundërvlera në lekë e fondit prej 180 000 (njëqind e tetëdhjetë mijë) eurosh, për kryerjen e pagesave të shërbimeve juridike nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, për përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të këtij institucioni kundër bllokimit të garancive të kontratave për bypass-et e Vlorës e të Fierit në gjykatat italiane, nga shoqëritë “Serenissima Costruzioni s.p.a.” dhe “A4 Holding s.p.a.”", thuhet në vendimin e qeverisë i cili është publikuar në Fletoren Zyrtare. 

VENDIM
Nr. 491, datë 31.7.2018
PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2018, MIRATUAR PËR MINISTRINË E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË, PËR PAGESËN E SHËRBIMEVE JURIDIKE PËR PËRFAQËSIMIN DHE MBROJTJEN NË GJYKATAT ITALIANE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë“, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr. 109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të Ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2018, në kategorinë e shpenzimeve korrente, t’i shtohet kundërvlera në lekë e fondit prej 180 000 (njëqind e tetëdhjetë mijë) eurosh, për kryerjen e pagesave të shërbimeve juridike nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, për përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të këtij institucioni kundër bllokimit të garancive të kontratave për bypass-et e Vlorës e të Fierit në gjykatat italiane, nga shoqëritë “Serenissima Costruzioni s.p.a.” dhe “A4 Holding s.p.a.”.

2. Efekti financiar i parashikuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2018.

3. Autorizohet Autoriteti Rrugor Shqiptar të lidhë kontratë me studion avokatore italiane, e cila ka kryer përfaq ësimin, deri në këtë moment, të Republikës së Shqipërisë në gjykatat italiane, të negociuar nga Avokatura e Shtetit, me vlerë të përgjithshme 180 000 (njëqind e tetëdhjetë mijë) euro.

4. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Drejtësisë, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Avokatura e Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?