Kronikë

Bypass-i Fierit dëmton rrugën, banorët: Shteti nuk po na kompenson

17 Prill 2018, 22:33| Përditesimi: 17 Prill 2018, 22:53

  • Share

Prej 5 vitesh punimet në bypass-in që lidh Lushnjën me Fierin, e në vijim drejt Vlorës, janë ndërprerë. Në vendin ku janë bërë punimet ka mbirë sërish bari. Banorët e zonave ku kalon rruga janë mjaft të shqetësuar, pasi kjo rrugë ju ka shkaktuar mjaft probleme. Ata thonë:

Tokat e marra nga shteti për të ndërtuar rrugën akoma nuk janë kompensuar. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 4 vite, qeveria nuk ka akorduar asnjë fond për ne.

Banorët e Fierit

Sikur të mos mjaftojnë dëmshpërblimet, rrugët e fshatrave në njësinë administrative Dermenas, thuajse janë bërë të pakalueshme, pasi gjithçka është drejtë shkatërrimit. Edhe kompanitë të cilat kanë bërë punimet, akoma nuk kanë marrë lekët për punët e kryera.

Bypasi i Fierit do të vijojë të jetë në vend numëro, pasi qeveria nuk ka marrë masa për rifillimin e punimeve për këtë rrugë. Nga ana tjetër, edhe firmat nënkontraktore që nuk janë paguar për punët e kryera, kanë deklaruar se:

Nuk do të lejojmë askënd të punojë, pa bërë më parë pagesat  tona.

Përfaqësues të firmës

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?