Byreçka furre
Përbërësit:
- 2 petë të gatshme sfoliat
- 200 gr proshutë
- 200 gr djathë i butë pice
- 1 tufë koper
- 2 të verdha veze
Përgatitja:
Grijmë në rende proshutën dhe djathin. Hapim petën sfoliat, shtrojmë djathin, proshutën dhe koper të grirë. E mbledhim role, e presim në feta dhe çdo fetë e shtypim pak dhe e lyejmë me të verdhën e vezëve. I vendosim byreçkat në një tavë me letër pjekje në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.
Komento